Dashi-Dashuria dhe romanca do të jenë në qendër të vëmendjes tashmë. Nëse jeni beqarë është koha për të kërkuar një partner/e. Nëse jeni në një lidhje është momenti për të vendosur nëse doni ta çoni lidhjen në një nivel tjetër.

Demi-Ditët e fundit ndiheni sikur lidhja romantike nuk ju plotëson siç duhet. Sidoqoftë një romancë e re dhe e freskët do të riformojë të njëjtat mendime që patët për seksin e kundërt. Motivojeni veten. Frytet e durimit janë të ëmbla.

Binjakët-Do të shijoni një atmosferë të re romantike. Dita do të karakterizohet nga një ngrohtësi e marrëdhënieve. Përfitoni nga kjo mundësi dhe kaloni kohë kualitative me partnerin/en.

Gaforrja-Keqkuptimet dhe pengesat e panevojshme kanë sfumuar ndjenjat në çift ditët e fundit. Sot do të përballeni me një moment ku dyshimet do të largohen dhe e vërteta rreth angazhimit të të dyve do të bëhet më e qartë. Është koha perfekte për të bërë gjeste romantike për të shprehur ndjenjat.

Luani-Mund të jeni të lodhur dhe të pasigurt sot. Keni frikë t’i besoni ndjenjave të partnerit/es. Është koha për të marrë një pushim. Pas kësaj analizoni se si ndiheni dhe do të keni më shumë besim tek vetja dhe partneri/ja.

Virgjëresha-Është shumë e rëndësishme që të mos lejoni kokëfortësinë që të jetë themeli i marrëdhënies. Partneri/ja nuk është në humor për të bërë kompromise. Duhet të jeni më të kuptueshëm dhe fleksibël.

Peshorja-I tërhiqni shumë shpejt personat që nuk njihni. I bindni lehtësisht. Por mos prisni që kjo të ndryshojnë ndonjë gjë në dashuri. Mos kërkoni për kuptime të thella sepse s’ka asnjë.

Akrepi-Mund të riktheheni sërish tek ish-i/e dashuri/a. Megjithatë akoma keni disa diferenca. Do të keni kohë të mendoni nëse doni të riktheheni sërish bashkë ose jo.

Shigjetari-Jeni të bekuar me vizion të qartë. Do të jeni në gjendje të përfitoni shumë. Sot është dita perfekte për gjykuar nëse doni të përfshiheni në investime të reja.

Bricjapi-Sot do të punoni vullnetarisht që të mbani një atmosferë të gëzueshme si në punë, ashtu edhe në shtëpi. Do të jetë një eksperiencë shumë e gëzuar dhe do të shumëfishojë motivimin për punë.

Ujori-Mund të bëni miq të rinj. Besoni tek vetja siç keni bërë gjithmonë. Kjo do t’iu ndihmojë që të arrini çdo qëllim që keni.

Peshqit-Po përmirësoni ndjeshëm stilin e jetesës dhe rrethin shoqëror. Edhe pse partneri/ja ka vështirësi në përshtatjen e rrethanave të reja ju do të jeni mbështetës./tvklan.al