Dashi –Gjatë ditës së sotme ndikimet planetare ju sjellin energji pozitive. Në  aspektin afektiv do të ndiheni me fat për personin që keni në krah. Një këshillë, bëjeni të lumtur.

Demi – Për të përmirësuar situatën tuaj emocionale do të kërkoni një sqarim nga ana e partnerit. Yjet ju këshillojnë të tregoheni të mirëkuptueshëm. Në ambientin e punës evitoni së thëni që nuk jeni të sigurt.

Binjakët – Do ju bëhet një propozim i ri në punë që do ju duket mjaft interesant nga pikëpamja ekonomike. Nëse jeni singëll frekuentoni vende të reja pasi mund të keni një takim interesant.

Gaforrja – Gjatë ditës së sotme një zënkë me një familjar tuajin do ju bëjë nervozë e të pa qëndrueshëm sot. Në aspektin afektiv partneri juaj do ju  krijojë mundësinë të kaloni një mbrëmje sa më të këndshme.

Luani –Duhet të  përpiqeni të mos dëgjoni vetëm bindjet tuaja por analizoni mirë zgjedhjet që do ju duhet të bëni. Në ambientin e punës impenjimet nuk ju lenë shumë hapësirë për tu kushtuar zgjedhjeve të tjera.

Virgjëresha –Nëse po jetoni një marrëdhënie në çift mund të vendosni të jetoni bashkë, ndërsa nëse jeni singëll mund të rifilloni një lidhje të re. Në ambientin e punës rutina e zakonshme nuk ju stimulon më.

Peshorja – Sot nuk do të jeni në gjendje të merrni një vendim dhe mund t’ju shpëtojnë shumë mundësi të mira në punën tuaj. Duhet të jeni mjaft të duruar për të evituar së thëni gjëra që nuk i mendoni.

Akrepi – Ndikimet planetare sot nuk janë shumë pozitive në lidhje me vendin tuaj të punës. Në aspektin afektiv bëni mirë të ndiqni instinktin tuaj. Shijoni mbrëmjen.

Shigjetari – Shmangni impulsivitetin sot sidomos në aspektin afektiv. Në ambientin e punës për të përmirësuar marrëdhëniet ndërpersonale, bëni mirë të flisni hapur.

Bricjapi – Gjatë ditës  së sotme  do të përfshiheni në një situatë familjare të vështirë që do ju bëjë mjaft nervozë. Në ambientin e punës mungesa e problemeve sot do ju duket e çuditshme!

Ujori– Yjet ju këshillojnë të jeni, më të përpiktë në punën tuaj. Sot do të merrni një ftesë që rezulton të jetë mjaft premtuese. Mos bëni gabim ta refuzoni.

Peshqit –Gjatë ditës së sotme disa ndikime planetare do të përfshiheni në gjëra që duan guxim. Në aspektin afektiv do të mund të  sqaroni mëritë e vjetra që keni pasur e çdo gjë do të shkojë mirë./tvklan.al