Dashi– Keni shumë gjëra në mendje sot dhe do të jeni konfuzë. Por mos u përfshini shumë në detaje. Ju prireni që të shqetësoheni për rezultatet, por e vërteta është se problemet zgjidhen mjaft mirë nëse keni qëllime të qarta.

Demi- Jeni në rrugën e duhur drejt qëllimeve tuaja të cilat i konsideronit të pamundura. Qëndroni të sigurtë dhe me vetëbesim. Ajo që duhet të bëni është që të mbani në konsideratë të gjitha opsionet tuaja.

Binjakët– Sot do të jeni nervozë e për pasojë do të gaboni në vlerësimin e gjërave. Nëse dëshironi që të evitoni “përplasje” mundohuni të kontrolloni impulsivitetin tuaj.

Gaforrja–  Mund të përballeni me probleme sot dhe do ta keni të vështirë të kontrolloni emocionet. Perceptimi juaj për një mosmarrëveshje mund të prishë rezultatin. Kur nuk jeni dakord me të tjerët, kërkoni mundësi të reja.

Luani– Në punë do të merrni vlerësimin që prisnit, por bëni mirë të rrini me këmbë në tokë. Në dashuri partneri/ja ka humbur komplet besimin te ju, për shkak të mungesës së sinqeritetit.

Virgjëresha– Jo gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve tuaja, e kjo ndoshta do t’ju dëshpërojë disi, por nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Sa i përket ndjenjave, do të jetë më mirë që të tregoheni tolerantë.

Peshorja– Sot do të josheni nga shumë gjëra dhe nuk do të dini çfarë të bëni. Kujdes me veprimet që do të bëni. Nëse nuk jeni të sigurtë, mos ndërmerrni asnjë veprim dhe qartësohuni me veten.

Akrepi-  Sot është dita për të falenderuar miqtë. Bëjani të ditur se sa kuptim kanë ata për ju. Është e rëndësishme që të tregoni vlerësimin për njerëzit që ju rrethojnë.

Shigjetari– Gjatë kësaj dite, do të keni mundësi për të njohur një person i cili do të bëjë që t’i shikoni gjërat nga një kënd tjetër. Në aspektin personale bëni kujdes ndaj një njeriu që sillet si mik.

Bricjapi- Një problem i pazgjidhur akoma ju krijon vështirësi, por nëse shqyrtoni problemin nga një këndvështrim tjetër, atëherë do të zbuloni se ka zgjidhje shumë më optimale.

Ujori- Personat që ju rrethojnë sot mund t’ju kundërvihen. Ju do të doni të mbroheni. Lerini të flasin dhe pastaj jepni kundërpërgjigjen tuaj të menduar mirë.

Peshqit– Në sajë të ndikimit pozitiv të planetëve, kjo ditë do të menaxhohet shumë mirë në aspektin financiar. Në fushën e ndjenjave është momenti i duhur për të planifikuar disa pushime. /tvklan.al