Horoskopi 22 Tetor 2019

Posta

Horoskopi 22 Tetor 2019

09:13 22/10/2019

Dashi – Duhet të jeni të kujdesshëm dhe asgjë to mos e merrni për të garantuar sot. Rreth jush ka persona që po sillen në një mënyrë të dyshimtë. Bëni sytë katër.

Demi – Nisni të mendoni tani si të përmirësoni marrëdhëniet tuaja më të rëndësishme. Si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale, duhet t’i lexoni mirë mesazhet që ju përcillen.

Binjakët – Në skemën e madhe të gjërave nuk ekziston ajo që e quajnë rastësi. Duhet ta fajësoni më pak fatin për ato që ju ndodhin. Në vend të kësaj duhet të shikoni lidhjet dhe personat rreth jush. Shumë gjëra ju vijnë nga ata.

Gaforrja –Javët e fundit nuk kanë qenë të lehta, por dielli do të lëviz në zonën më dinamike të shenjës suaj dhe do të riktheheni në lojë fuqishëm. Frymëzohuni nga shumë gjëra të mrekullueshme që po ndodhin në botë.

Luani – Rritja e ndikimit të diellit në shenjën tuaj do ju ndihmojë në shumë mënyra. Do të bëheni më i ndjeshëm dhe më i mirë me të afërmit.  

Virgjëresha – Mjaft keni qenë serioz, gëzoni më shumë. Ka shumë çështje me të cilat duhet të merreni, por do t’i trajtoni më mirë nëse i merrni më shtruar. Nëse nuk po buzëqeshni, atëherë nuk po e bëni mirë punën.

Peshorja – Koka juaj vlon nga idetë e mëdha, por a do të bëni gjë me ato? Me ndryshimin e shenjës së diellit nesër, do të keni një qasje shumë më praktike.

Akrepi – Humori do ju ndryshojë dhe vetëm pak ditë më vonë do të pyesni veten se si dhe pse e keni lejuar veten të ziheni aq shumë me punë të parëndësishme.

Shigjetari – Thellë e kuptoni se një fazë në jetën tuaj do të marrë fund dhe se faza tjetër do të jetë më kërkuese. Mos u shqetësoni pasi gjithçka do ta zgjidhni. Ndani problemet me miqtë.

Bricjapi – Kurrë nuk i keni nënvlerësuar aftësitë tuaja dhe me ndryshimin e pozicionit të diellit nesër do keni mundësinë t’ju tregoni të tjerëve sa special jeni. Jepuni meritat edhe të tjerëve.

Ujori – Nëse do të prisni për mundësinë më të mirë para se të bëni lëvizjen e duhur, ka gjasa të prisni gjithë jetën. Bëni çfarë mundeni dhe me mjetet që keni në dorë.

Peshqit – Disa prej eksperiencave që keni përjetuar mund të mos i pëlqeni, por lajmi i mirë është se e ardhmja duket shumë më e mirë. Bëni gjithçka që jeta juaj të jetë më e gëzueshme. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT