Dashi-Do të keni mjaft gjëra për të thënë për veten sot, por kujdesuni që fjalët të mos jenë të formuluara në mënyrë shumë agresive, në të kundërt mund të bëni armiq që nuk do të ishte mirë t’i kishit. Mund të jeni të bindur se i keni të drejta mendimet, por etika ka rëndësi.

Demi-Herët a vonë ndjenjat do të dalin në pah pavarësisht përpjekjeve për t’i fshehur. Ndoshta ka ardhur koha që t’i nxirrni në sipërfaqje dhe t’i thoni të tjerëve të vërtetën, sidomos atyre që ju kanë lënduar.

Binjakët-Njerëzit me të cilët do të duhet të ndërveproni afër sot do të jenë me luhatje humori dhe negativë, por kjo nuk do të thotë se duhet t’ua ktheni me të njëjtën monedhë.

Gaforrja-Një teknikë e cila ishte kthyer në diçka të zakonshme nuk do të mund t’ju vijë më në ndihmë dhe nëse nuk e ndryshoni shumë shpejt do të shihni se do të mbeteni përpara. Ka ardhur koha për ide të reja.

Luani-Diçka që do të jetë shumë zbavitëse për ju sot, nuk do të ketë të njëjtin efekt për ata që e shohin nga një këndvështrim më serioz. Megjithatë kjo nuk do t’ju pengojë për të qeshur. Disa njerëz janë qesharakë nga natyra, e ky nuk është problemi juaj.

Virgjëresha-Nuk mund ta ndryshoni mënyrën sesi duket bota, pavarësisht dëshirës së madhe. Megjithatë mund të ndryshoni mënyrën sesi ndërveproni ju me botën. Kur të nisni për t’i marrë gjërat më lehtshëm, do të shihni se do ta keni më të lehtë për të qenë të lumtur.

Peshorja-Keni bërë kompromis me veten për të kënaqur njerëzit e tjerë dhe tashmë keni të drejtë të shpërbleheni për këtë me pak argëtim. Çfarë është ajo gjë që iu pëlqen më shumë të bëni? Merruni me atë sot dhe asgjë tjetër.

Akrepi-Do të kaloni shumë kohë gjatë ditëve të ardhshme duke reflektuar mbi qëllimet tuaja dhe duke vendosur nëse ia vlen të vazhdoni kështu. Nëse hiqni dorë, sigurohuni që të keni të tjera qëllime për të zënë vendin e tyre.

Shigjetari-Mendoni sot për diçka që do t’ju sjellë buzëqeshje, diçka që ju bën të ndiheni të lumtur që jeni gjallë. Ashtu si gjithë të tjerët edhe ju keni probleme, por mundohuni t’i merrni ato me më shumë sportivitet.

Bricjapi-Mos e shtyni veten të punoni shumë sot nëse nuk jeni në humor për ta bërë këtë gjë. Nuk ka gjasa që më vonë gjatë këtij viti të fajësoni veten për faktin që nuk keni punuar më shumë, kështu që rrini të qetë dhe merreni jetën si të vijë.

Ujori-Kjo nuk është koha të jeni i pavendosur. Dielli në Ujor ju jep energji dhe ambicie, por prania e shtuar e Venusit në shenjën tuaj mund t’ju bëjë pak të paqartë se çfarë duhet të bëni. Bëj diçka. Ose asgjë. Vetëm Bëje!

Peshqit-Bëni atë që mundeni sot për të ndihmuar një mik apo të afërm i cili duket se po përpiqet shumë. Ju e dini si është të jesh në një rrugë pa krye, kështu që ndihmojini ata në çdo mënyrë që mundeni. Ata nuk do ta harrojnë mirësinë tuaj.

/tvklan.al