Dashi-Mos u fokusoni se çfarë po ndodh në sipërfaqen e marrëdhënies suaj, por duhet të vazhdoni të pranoni gjërat që keni qejf për personin e zemrës. Shikoni më thellë tek arsyet se pse u përfshitë në këtë marrëdhënie.

Demi-Duhet të shikoni më shpesh tek domethëniet e ëndrrave. Shikoni intuitën dhe guximin nëse doni që të vazhdoni seriozisht në një marrëdhënie.

Binjakët-Gjërat nuk mund të jenë gjithmonë ashtu si doni ju. Shumica e marrëdhënieve janë të tipit marr-jap. Personi i zemrës do të mbetet përgjithmonë besnik nëse i lini hapësirën që të zgjedhin përgjigjen e tyre.

Gaforrja-Duhet që të analizoni lidhjet që keni pasur dhe se si i keni menaxhuar ato. Do të qëndroni të ndrydhur sot, por duhet të kuptoni që është momenti për të lëvizur përpara.

Luani-Duhet të mendoni më thellë se si lidheni me njerëzit. Janë disa ndryshime të fuqishme që po ndodhin në disa nivele në jetën tuaj. Duhet të shikoni aty ku keni frikë. Jepini kohë vetes për përgjigjet.

Virgjëresha-Do ta gjeni të vështirë të merrni përgjigje nga një person pas të cilit keni interesa të veçanta. Duhet që të ngadalësoni pasi ndoshta ky person e urren që ta ndjekin.

Peshorja-Sot mos e humbni rastin që të bëni të lumtur një person të cilin e doni shumë. Të lindurit e kësaj shenje do të jenë shumë të matur dhe të prirur për t’u mirëkuptuar. Bëni kujdes në punë.

Akrepi-Lëreni stresin mënjanë dhe kushtojini rëndësi gjërave që ju bëjnë të lumtur dhe ju mbushin shpirtin. Asnjë njeri më shumë se ju nuk e di se çfarë ju bën të lumtur. Në fund të ditës duhet të ndiheni të plotësuar dhe pa asnjë pendesë.

Shigjetari-Mendoni sot për diçka që do t’ju sjellë buzëqeshje, diçka që ju bën të ndiheni të lumtur që jeni gjallë. Ashtu si gjithë të tjerët edhe ju keni probleme, por mundohuni t’i merrni ato me më shumë sportivitet.

Bricjapi-Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç duhet. Nuk do të jetë e lehtë për t’i bërë ballë, por… Kujdes mos iu shfryni dikujt!

Ujori-Pritja do të marrë fund dhe ju do të ndiheni të çliruar. Të gjitha përpjekjet tuaja do të shpërblehen dhe do të ndiheni të lumtur që të gjitha sakrificat ja kanë vlejtur. Në punë do të përballeni me një disfatë.

Peshqit-Bëni atë që mundeni sot për të ndihmuar një mik apo të afërm i cili duket se po përpiqet shumë. Ju e dini si është të jesh në një rrugë pa krye, kështu që ndihmojini ata në çdo mënyrë që mundeni. Ata nuk do ta harrojnë mirësinë tuaj./tvklan.al