Dashi – Aq më shumë që të tjerët t’ju thonë se po veproni në mënyrë irracionale dhe se nuk i kuptoni pasojat e veprimeve tuaja, aq më i sigurt mund të jeni se po bëni gjënë e duhur. Ndiqni instiktin tuaj.

Demi – Nuk ju duhet të bëni ndonjë gjë speciale për të tërhequr gjëra të mira sot, thjesht jini vetvetja dhe lejoni universin t’ju vlerësojë.

Binjakët – Duhet të keni guximin të ndiqni ëndrrat tuaja. Po, ju mund ta ndryshoni botën tuaj dhe të njerëzve rreth jush dhe do të kënaqeni teksa e bëni.

Gaforrja – Aktivitet tuaja sociale dhe planet për udhëtime janë nën influencën e Venusit, planetit të romancës, kështu që dilni nga shtëpia dhe shikoni. Dikush që mund të takoni në udhëtimet tuaja mund të bëhet shumë më tepër se thjeshtë një shok.

Luani – Sa më shumë që dyshuesit dhe cinikët ju thonë se objektivi juaj është shumë i paarritshëm për ju, aq më shumë duhet të përpiqeni t’u provoni se janë gabim. Tregohuni i kujdesshëm të mos hidheni aq lart dhe aq shpejt sa të dëmtoni veten fizikisht.

Virgjëresha – Nuk janë vetëm veprimet ato që kanë pasoja, edhe fjalët mund të kenë ndikim të madh mbi ambientin. Planetët ju paralajmërojnë të mendoni mirë çfarë flisni sot sepse mund të viheni përballë me familjarë apo shokë.

Peshorja – Ju mund të mendoni se jeni i vetmi që e dini ekzaktësisht se çfarë po ndodh përreth. Por a është kjo e mundur? Nëse mendoni se është kështu gjasat janë të mëdha që ta keni ju gabim dhe jo të tjerët?

Akrepi – Sot mund të mbizotëroheni nga ndjenjat e bujarisë, por mos e harroni faktin se disa prej njerëzve me të cilët do të merreni nuk duan t’ia dinë për ju. Jini njeri i sjellshëm, por shikoni edhe shpinën nganjëherë.

Shigjetari – Jepini imagjinatës suaj leje të dalë përtej kufijve dhe mos i refuzoni idetë vetëm se duken të vështira për t’u arritur. Planetet do të favorizojnë ata që nuk kanë frikë të ëndërrojnë.

Bricjapi – Po, duhet ta merrni pak më seriozisht gjendjen tuaj monetare sepse po afron me shpejtësi koha kur do të duhet të merrni disa vendime të vështira. Pas eklipsit hënor do të jeni i detyruar të kurseni para edhe nëse nuk e bëni që tani.

Ujori – Sot duhet të bëni një përpjekje të madhe për ta përçuar mesazhin tuaj tek njerëzit me të cilët punoni. Nganjëherë ju nuk e kuptoni se çfarë ndryshimi bën në botë qenia juaj.

Peshqit – Sot do të sakrifikoni për të tjerët si në jetën tuaj personale ashtu edhe në atë profesionale. Por duhet të jeni i ndërgjegjshëm se ka nga ata që do ju mashtrojnë duke ju marrë më tepër se meritojnë. Jini bamirës, por edhe i kujdesshëm./tvklan.al