Horoskopi 23 Korrik 2019

Horoskopi 23 Korrik 2019

09:25 23/07/2019

Dashi-Pak rëndësi ka drejtimi që do zgjidhni, ngado që të shkoni duket se do të hasni pengesa. Megjithatë kjo situatë fatmirësisht nuk do të vazhdojë gjatë. Bëni plane për fundin e muajit, fati do të jetë në anën tuaj.

Demi-Nëse mendoni se dikush nuk po ju lejon që të shpalosni potencialin që keni, me gjasë do të vendosni për të marrë një vendim drastik. Por bëni kujdes, pasi gjithçka mund të kthehet në disfavorin tuaj. Mendojini veprimet me kujdes.

Binjakët-Nuk është e këshillueshme që të tregoheni të nxituar për të arritur synimet që i keni vënë vetes. Gjërat e mira bëhen me qetësi dhe duhen menduar, në mënyrë që të mos keni nevojë për t’iu rikthyer edhe njëherë.

Gaforrja-Energjitë nuk do t’ju mungojnë sot, por bëni kujdes dhe mos ekzagjeroni, mund të lodheni më shumë seç duhet. Kjo vlen sidomos në punë, të tjerët mund të abuzojnë duke mos bërë asgjë.

Luani-Mund të përballeni me një konflikt në shtëpi, por është me rëndësi që të mos nxitoheni dhe të mos reagoni më ashpër seç duhet. Ruani qetësinë dhe rezistojini nevojës për të thënë gjëra që mund të nxisin edhe më shumë debat.

Virgjëresha-Mund të jeni me humorin për t’u argëtuar, por më parë sigurohuni se keni bërë gjithçka që pritet nga ju. Nëse lini një punë përgjysmë, të jeni të bindur se do të ndërhyjë në çdo plan social që keni.

Peshorja-Sa më parë të kuptoni se perfeksioni është i pamundur, aq më mirë do të jetë. Të kesh standarde të larta është një gjë, por të presësh që mos heqësh dorë kurrë prej tyre është një tjetër.

Akrepi-Është e nevojshme që të bashkoni forcat me ata që ju rrethojnë dhe të çoni në fund një projekt që po e mbani peng prej kohësh. Sa më parë të mbaroni, aq më shpejt do të mund të fokusoheni në çështje të tjerë të rëndësishme.

Shigjetari-Nëse jeni borxhli ndaj dikujt, ka ardhur koha për ta shlyer. Kjo do t’ju japë mundësinë për të hequr nga vetja një stres të madh që mbani prej kohësh.

Bricjapi-Bëni atë që eprorët do t’ju kërkojnë sot, edhe nëse mendoni se kërkesa e tyre nuk është e drejtë. Do të shihni se dakordësia juaj do të ketë pasoja pozitive në një moment të dytë.

Ujori-Gjëja më e rëndësishme sot është që të jeni të qartë për atë që doni të arrini. Do të ndiheni plot vetëbesim dhe kjo do t’ju japë mundësinë që të përballeni me çdo sfidë.

Peshqit-Mos e ndaloni veten për të provuar gjëra të reja e për të njohur njerëz të rinj. Miqtë e vjetër nuk kanë ndërmend të shkojnë gjëkundi, ndaj jepini vetes mundësinë për të eksploruar./tvklan.al

Të ngjashme
UKT