Dashi-Edhe pse nuk do të jeni në humor shumë të mirë, pas mesdite situata ka për të ndryshuar. Dita për ju që keni një lidhje do ju sjellë shumë kënaqësi. Do keni një simbiozë fantastike me partnerin dhe askush e asgjë nuk do t’ua prishë dot harmoninë. Në planin financiar do të gjeni zgjidhje për të gjitha problemet.

Demi-Nën ndikimin e Diellit do të jeni të frymëzuar sot dhe do doni të bëni gjëra të jashtëzakonshme. Ju të dashuruarit do të jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj dhe do të mërziteni kur ai të mos ua plotësojë dot të gjitha dëshirat. Rikthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Në punë do të keni vetëm ndodhi pozitive.

Binjakët-Edhe pse Plutoni do t’ju shtyjë herë pas here të ndërmerrni rreziqe, ju sërish do ia dilni mbanë në çdo moment. Këmbëngulja do të jetë pika më e fortë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë mjaft e qëndrueshme. Në planin financiar situata do të jetë e jashtëzakonshme.

Gaforrja-Sot do t’i vini vetes disa qëllime, por asnjëri nuk do të jetë i lehtë për t’u arritur. Do t’iu dalin sfida e pengesa të njëpasnjëshme. Në punë mundohuni të përdorni gjitha njohjet që keni për të marrë atë që dëshironi. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes.

Luani-Sot do të ndiheni më të sigurt në vetvete falë mbështetjes së njëhershme të Marsit dhe Jupiterit. Gjendja shpirtërore do të jetë e shkëlqyer. Për ju të dashuruarit priten momente shumë të bukura dhe shumë të veçanta. Shfrytëzojeni çdo sekondë sa të mundeni. Në planin financiar do arrini ta mbani ekuilibrin dhe do mendoni edhe ta përmirësoni atë.

Virgjëresha-Sot të gjithë do të flasin për ju dhe për arritjet tuaja. Ju të dashuruarit do ia kaloni mjaft mirë pranë atij që keni në krah dhe nuk do të kërkoni asgjë më tepër. Ndjenjat do të shprehen pafund nga të dy palët. Ju beqarët do të filloni një histori të bukur dashurie e cila do ua ndryshojë jetën përgjithmonë.

Peshorja-Sot mund të jetë ditë pak e ndërlikuar. Mirë është të bëni kujdes dhe t’i menaxhoni gjërat me maturi. Nëse keni një lidhje, duhet të bëni ndryshime në jetën tuaj në mënyrë që të mos ju pushtojë rutina. Në punë duhet të jeni më të pavarur.

Akrepi-Dielli do t’ju bëjë edhe më të ndjeshëm sot dhe më të përkujdesur gjithashtu. Do mundoheni të ndiheni mirë dhe t’i bëni të tjerët të ndihen po njësoj. Ju që keni një lidhje do të jeni të sjellshëm dhe do e respektoni mjaft partnerin tuaj. Marrëdhënia në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme.

Shigjetari-Do të jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe do t’i shprehni idetë dhe mendimet më lirshëm. Nuk do iu interesojë aspak mendimi i të tjerëve. Ndikimi i Diellit tek sektori i dashurisë do të jetë shumë i mirë. Për fat buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ketë aspak probleme në këtë sektor.

Bricjapi-Ditë normale dhe pa probleme ka për të qenë kjo e sotmja për ju. Lëreni veten të lirë dhe merrini gjërat si t’iu vijnë. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit. Në punë do t’ju duhet të përballeni me sfida të vështira, por që nëse i kaloni me sukses do ua ndryshojnë për mirë të ardhmen. Të ardhurat do kenë përmirësime.

Ujori-Nuk duhet të fiksoheni gjatë kësaj dite dhe të kërkoni gjëra që nuk mund të arrihen dot. Tregohuni më realistë. Mos kërkoni me forcë ta mbani pas vetes partnerin tuaj, por gjeni mënyra për ta joshur si më parë atë. Në punë do të keni shumë gjëra për të rregulluar.

Peshqit-Shfrytëzojeni sa më shumë ditën për të kaluar kohë me të afërmit dhe për t’u argëtuar pafund. Do t’i kërkoni llogari partnerit për sjelljen e kohëve të fundit dhe do të sqaroheni me qetësi. Në punë do të jeni shumë të zotët dhe çdo gjë që do arrini do të vlerësohet nga eprorët./tvklan.al