Dashi- Një ditë të ngarkuar do të keni sot dhe do të kërkoni ndihmën e miqve, të cilët nuk do të jenë të gatshëm t’ua ofrojnë atë. Duhet të keni shumë kujdes me financat, pasi do keni shumë humbje.

Demi- Sot do të kaloni një ditë të vështirë. Do të keni mungesë besimi tek vetja dhe çdo vendim që do të merrni do të jetë i gabuar. Edhe me financat do të keni probleme, pasi do të kryeni shpenzime të pakontrolluara.

Binjakët- Sot do të merrni disa vendime të rëndësishme edhe pse nuk do të jeni shumë i bindur për zgjedhjet tuaja. Në punë pritet që gjithçka të shkojë mirë dhe mund të ngriheni në detyrë.

Gaforrja- Sot do të jeni të pakënaqur. Do të kërkoni që të bashkëpunoni me kolegët tuaj, por kjo gjë nuk do të ofrohet prej tyre. Duhet të tregoni kujdes, pasi dikush po mendon plane kundër jush.

Luani- Do të jeni shumë entuziast sot dhe do të jeni shumë i përqendruar në punë. Sot do të arrini që të mbyllni projektet e lëna pezull dhe për sa i përket çështjeve financiare do të merrni një lajm të mirë.

Virgjëresha- Një problem familjar ka për t’u shqetësuar gjatë gjithë ditës. Nuk do të jeni shumë i përqendruar në punë dhe mund t’i hapni probleme vetes. Mund të merrni dhe një lajm të keq.

Peshorja- Një ditë e bukur do të jetë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Në punë pritet që të merrni një lajm shumë të mirë. Ata që janë duke kërkuar një punë të re do ta gjejnë atë.

Akrepi- Një problem shëndetësor ka për t’u shqetësuar gjatë gjithë ditës dhe nuk do të jeni në gjendje që të punoni. Mund të keni disa probleme me financat, por nëse merrni vendimet e duhura gjithçka do të zgjidhet.  

Shigjetari– Një ditë e bukur do të jetë kjo e sotmja për ju. Do të merrni një lajm të mirë për sa i përket financave dhe mund të bëni të gjitha shpenzimet që dëshironi. Mund të gjeni dhe një punë të re.

Bricjapi- Durimi është kryefjala e ditës për ju. Do të merrni disa vendime shumë të rëndësishme. Për ata që janë duke kërkuar një punë të re, kjo është dita e duhur për të vendosur. Kujdes me financat.

Ujori– Sot do të bëni disa gjeste humanizmi. Në punë pritet që gjërat të shkojnë mirë dhe të mbyllni në kohë të gjithë detyrat që u janë caktuar. Për sa i përket çështjeve financiare duhet të tregoni kujdes.

Peshqit– Një problem shëndetësor ka për t’u shqetësuar gjatë gjithë ditës. Do të jeni në ankth dhe nuk do të keni guxim të merrni asnjë vendim. Sot do të keni probleme dhe me financat./tvklan.al