Dashi- Do të keni më shumë vëmendje për shëndetin tuaj dhe sot do të vendosni që të mbani regjim ushqimor. Për sa i përket çështjeve financiare mund të keni disa probleme, por do ti zgjidhni shpejt.

Demi– Sapo të shkoni në punë do të merrni një lajm shumë të mirë dhe do të gëzoheni shumë. Ëndrra juaj për rritje page do të realizohet dhe tashmë ju mund të realizoni planet që keni thurur disa kohë më parë.

Binjakët- Sot do të merrni një vendim të rëndësishëm, i cili do të rezultojë i suksesshëm. Ata që janë të dashuruar duhet të kenë kujdes, pasi mund të bien pre e intrigave të miqve tek të cilët keni patur shumë besim.

Gaforrja– Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të marrë fund. Pas konsultimit me mjekun do të kuptoni se nuk duhet të ishit në ankth. Do të riktheheni në punë dhe do të keni një pritje të ngrohtë.

Luani– Sot do të merrni një vendim shumë të rëndësishëm për të ardhmen tuaj. Duhet të tregoni të matur dhe të konsultoheni me miqtë përpara se të veproni, për të marrë vendimin e duhur dhe të mos pendoheni.

Virgjëresha– Për sa i përket çështjeve financiare do të keni disa probleme, pasi do të bëni shumë shpenzime. Ndërkohë në punë do të kaloni një ditë të qetë, pasi do të mbyllni në kohë të gjitha detyrat që u janë caktuar.

Peshorja– Një ditë e ngarkuar do të jetë kjo e sotmja për ju. Në familje do të keni disa probleme dhe mund të ketë tensione që do të ndikojnë shumë negativisht tek ju. Po ashtu dhe në punë pritet që jo çdo gjë të shkojë mirë.

Akrepi– Do të keni probleme me eprorët sot pasi nuk do të jeni në gjendje që të mbyllni në kohë detyrat që u janë caktuar. Edhe në familje nuk do të kaloni një ditë të lumtur, pasi do të ketë debate për disa probleme që keni shkaktuar ju.

Shigjetari– Sot do të jeni në qendër të vëmendjes, pasi idetë tuaja novatore do të rezultojnë të suksesshme për kompaninë ku punoni. Për këtë do të merrni një shpërblim dhe do të jeni të lumtur.

Bricjapi- Në frontin profesional pritet që jo çdo gjë të shkojë mirë, pasi do të keni disa probleme me pagesat. Ndërsa për i përket çështjeve të dashurisë, do të ndiheni një person me shumë fat dhe do të kaloni momente të lumtura.  

Ujori– Një ditë me fat do të ketë kjo e sotmja për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Do të merrni një lajm të mirë në punë dhe do jeni të motivuar për të dhënë më shumë nga vetmja për kompaninë.

Peshqit– Do të bëheni shumë nostalgjik sot, pasi do të ktheheni pas në kohë dhe të kujtoni një njeri shumë të dashur për ju. Këtë do t’ia tregoni dhe miqve tuaj pasi mungesa e tij është e pazëvendësueshme./tvklan.al