Dashi

Besoni në dashuri, romancë, besnikëri dhe përkushtim. Mos u bëni të paqëndrueshëm në marrëdhëniet tuaja. Angazhohuni për veten tuaj. Zgjidhni ata që ju zgjedhin, çdo ditë. Universi dëshiron më të mirën dhe vetëm më të mirën për ju. A jeni i gatshëm të ngriheni dhe të krijoni hapësirë ​​për të?

Demi

Çfarë përfshin: fjalë pohimi, letra dashurie, romancë të shkollës së vjetër, përkëdhelje, vallëzim nën dritën e hënës, fokusohuni tek këto. Silluni ashtu siç në të vërtet jeni. Dije se ata që janë menduar të jenë në jetën tënde, ata që vërtet vlerësojnë dritën tënde, do të duan dhe do të pranojnë edhe të metat e tua.

Binjakët

Binjakët, ju jeni shumë gjëra  dhe mediokër nuk është një prej tyre. Këtë javë ju  jeni duke u rilidhur me anën tuaj pasionante dhe ambicioze në një mënyrë të vetëdijshme. Mos dyshoni në veten tuaj për asnjë moment, sepse është koha për të treguar se keni magji brenda jush.

Gaforrja

Kur i kërkojmë diçka Universit ne duhet të përgatitemi dhe për zhgënjime. Edhe gjërat që nuk funksionojnë janë pjesë e jetës. Mos u mundoni të kontrolloni veten tërë kohës, lërini situatat të rrjedhin.

Luani

Ju jeni në një pikë të jetës tuaj që duhet të guxoni drejt së panjohurës. Mos u ktheni tek të shkuara sepse nuk do ecni dot përpara.

Virgjëresha

Është momenti për të zgjuar zjarrin e pasionit, për të shprehur dëshirat tuaja më të thella dhe për të marrë ato rreziqe që nuk i keni pasur kurrë më parë. Një udhëtim në çift është ajp që ju duhet. Gjeni një mënyrë për të dalë nga rrëmuja e këtyre ditëve.

Peshorja

Fillimi i sezonit të Ujorit po sjell me vete mundësi të frytshme. Mundësi që do t’ju ndihmojnë të ngriheni dhe të krijoni një rezervë financare. Pra, bëjini vetes një nder dhe thuani po asaj që rezonon me këngën e shpirtit tuaj dhe frymëzoni ndryshimin në nivel kolektiv. Mbani mend, veprimi i frymëzuar është po aq i rëndësishëm.

Akrepi

Boll u shqetësuat për gjëra të vogla apo për rrogën tuaj. Ke ardhur këtu për të mishëruar gëzimin, për të kujtuar se je dashuri dhe për të përqafuar të gjitha eksperiencat e përvojës njerëzore. Përkushtojuni aktiviteteve që zgjojnë këngën e shpirtit tuaj.

Shigjetari

Shpesh e gjejmë  veten duke punuar pa pushim aq sa harrojmë çdo gjë tjetër. Merrni një pauzë, dilni nga rrëmuja që keni krijuar këto ditë.

Bricjapi

Ky është një moment kulmor për ju.  Do merrni të gjitha frytet e punës tuaj të palodhur dhe tregohuni mirënjohës për gjithçka do të vijë. Njëkohësisht mos i humbisni qëllimet tuaja.

Ujori

Në çdo moment ju keni dy mundësi, ose të aludoni për çdo gjë ose të kërkoni sqarime. Nisni një bisedë me këdo me të cilin nuk jeni sqaruar dhe mos i lini gjërat për më vonë. Thuajeni versionin tuaj të historisë nëse ka një hatërmbetje me dikë. Zgjidhjet që kërkoni janë afër.

Peshqit

Jepini vetes hapësirë për të kuptuar gjërat. Shijoni udhëtimin, mos e mbani mendjen te destinacioni final. Në aspektin romantik gjërat janë pak të turbullta. Mos u mbyllni në vetvete por flisni gjërat me partnerin tuaj./tvklan.al