Dashi – Jeta në çift nuk do të jetë shumë e kënaqshme gjate kësaj dite dhe mund të futeni në debate të zjarrta me partnerin tuaj. Në planin financiar situata shumë shpejt do të konsolidohet.

Demi – Përfitoni nga mbështetja e Mërkurit gjate kësaj dite për ta përmirësuar marrëdhënien tuaj në çift. Mundohuni të shmangni çdo lloj debati. Në planin financiar do të jeni nën presion sepse situata ende nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme.

Binjakët – Ata që janë në një lidhje do të dashurohen më shumë me partnerin/en gjatë ditës së sotme. Me financat nuk do të keni probleme, megjithatë mos kryeni shpenzime të konsiderueshme.

Gaforrja – Dikush kërkon t’ju ngatërrojë në gjëra mjaft të paqarta dhe të dyshimta që i përkasin jetës tuaj sentimentale. Më e qetë dhe pa probleme paraqitet situata ekonomike.

Luani – Jeta në çift do të jetë shumë e trazuar gjatë kësaj dite dhe kjo gjë mund t’iu shtyjë drejt tradhëtive të mundshme. Bëni kujdes. Buxheti mund të dobësohet shpejt nëse shpenzoni pa menduar për të ardhmen.

Virgjëresha – Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planetëve që ju turbullojnë dhe ju sjellin dyshime, por nga ana juaj qëndron Jupiteri i fuqishëm që ju mbron nga ngjarje jo të këndshme.

Peshorja – Planetë të shumtë janë kthyer në shenjën tuaj që ju sjellin mjaft gjëra të mira, si edhe kurajon dhe shtytjen e duhur për realizimin e iniciativave të duhura. Jeta sentimentale paraqitet e shkëlqyer.

Akrepi – Shumë miq dhe dashamirës që ju rrethojnë do t’ju ndihmojnë në çështje shumë të rëndësishme nga ana profesionale dhe pikërisht kjo ndihmë do t’ju bëjë të pathyeshëm.

Shigjetari – Hëna tejet pozitive në shenjë ju ndihmon shumë dhe ju hap rrugën përpara vështirësive që ju dalin, duke marrë vendime të rëndësishme dhe ndryshime të thella në jetën tuaj.

Bricjapi – Ata që janë në një lidhje do të kalojnë momente harmonike nën shoqërinë e njëri-tjerit. Do të ndiheni mjaft mirë me partnerin/en. Në planin financiar gjendja nuk do të jetë e keqe, megjithatë çdo hap duhet hedhur i mirëmenduar.

Ujori – Plani sentimental duket shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar shanset që ju paraqiten. Ekonomia dhe financat janë në rritje.

Peshqit – Do të jeni më tolerant me partnerin/en gjatë kësaj dite dhe do të arrini të zgjidhni shumë nga problemet e hershme. Në planin financiar gjendja do të mbetet gjithë kohës e qëndrueshme. /tvklan.al