Dashi-Keni mundur që të gjeni një hapësirë për të përfunduar atë që keni nisur, por kini kujdes ditën e sotme, sepse ky shteg mund të shndërrohet në një rrugë të minuar. Kjo është arsye përse keni dhe frikë të vijoni me strategjinë tuaj. Bëni sa të keni mundësi, kujtoni që në lojë është diçka që e keni dashur gjithmonë.

Demi-Papritmas gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Merrni ato me qetësi dhe mos u frikësoni nga ndryshimet që ju presin. Mos krijoni tensione të kota, çdo gjë do të rregullohet mjafton të jeni të duruar.

Binjakët-Do vazhdoni të përfitoni edhe sot nga ndikimi pozitiv i yjeve. Marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer dhe emocionet të pafundme. Beqarët do marrin një sërë propozimesh, por duhet të maten disa herë para se të marrin vendime. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm në mënyrë që gjendja të mos ju përkeqësohet.

Gaforrja-Bëni kujdes me çfarë bini dakord sot dhe nesër, veçanërisht nëse ka të bëjë me paratë. Aktiviteti kozmik ju paralajmëron se nuk mund t’i besoni gjithçkaje që dëgjoni. Edhe ekspertët madje mund të gabojnë.

Luani-Jeta në çift do të jetë shumë e trazuar gjatë kësaj dite dhe kjo gjë mund t’iu shtyjë drejt tradhtive të mundshme. Bëni kujdes. Buxheti mund të dobësohet shpejt nëse shpenzoni pa menduar për të ardhmen.

Virgjëresha-Pavarësisht angazhimit tuaj, duke se personat rreth jush nuk e kanë venë re se sa shumë po mundoheni për ta. Është një periudhë e vështirë dhe ndoshta nuk duan që t’ju lavdërojnë shumë dhe t’ju japin kënaqësi. Ju nuk jeni si ata, lini mënjanë krenarinë dhe bëni gjithmonë më të mirën, edhe për të tjerët.

Peshorja-Kërkoni ndihmën e të tjerëve. Shkëmbimi i informacionit është kyç për vendosjen e punëve në vijë. Lërini hapësirë partnerit për kohë që do të shpenzojë më miqtë. Kohët e fundit jeni bërë shumë të bezdisshëm.

Akrepi-Tregohuni sa më objektive sot ju të dashuruarit dhe mos kërkoni gjëra të pamundura nga ai që keni në krah. Në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do mbetet e qëndrueshme. Beqarët do jenë me fat dhe do arrijnë ta bëjnë për vete princin e tyre të kaltër. Gjendja e financave nuk do jetë aspak e mirë. Mos kryeni për asnjë çast shpenzime te konsiderueshme.

Shigjetari-Planet tuaja për udhëtime do të duhet të shtyhen në ditët në vijim, por kjo do të jetë një bekim për ju. Jeni i etur për të lëvizur, por nxitimi mund të bëjë të bëni gabime që mund t’ju kushtojnë ekonomikisht. Merrni kohën tuaj për të bërë udhëtimet e duhura.

Bricjapi-Ata që janë në një lidhje do të kalojnë momente harmonike nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Do të ndiheni mjaft mirë me partnerin/en. Në planin financiar gjendja nuk do të jetë e keqe, megjithatë çdo hap duhet hedhur i mirëmenduar.

Ujori-Do përballeni me zhgënjime të njëpasnjëshme sot juve që jeni në një lidhje dhe do ndiheni keq. Sido që të jetë puna duhet të flisni lirshëm me atë që keni në krah sa më parë të mundeni. Beqarët do jenë të papërqendruar dhe nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Perspektivat financiare do jenë të shkëlqyera.

Peshqit-Duhet të jeni më tolerant me partnerin/en gjatë kësaj dite dhe do të arrini të zgjidhni shumë nga problemet e hershme. Në planin financiar gjendja do të mbetet gjithë kohës e qëndrueshme. /tvklan.al