Dashi-Është momenti që të fokusoheni tek ajo që dëshironi dhe të vazhdoni përpara me vetëbesim. Jeni menduar dhe keni reflektuar mjaftueshëm. Ka ardhur koha që t’i bëni ëndrrat realitet. Mos lejoni askënd t’ju pengojë në rrugën tuaj.

Demi-Vështirësitë që keni hasur kohët e fundit sot do të marrin fund. Situatat të caktuara do të bëhen më të qarta dhe kjo do t’ju ndihmojë që të keni një ide më të mirë se çfarë keni përballë.

Binjakët-Gjërat tek të cilat keni investuar prej shumë kohësh nuk kanë dalë ashtu siç i kishit menduar. Lajmi i mirë është që sot yjet do të jenë në anën tuaj. Merreni situatën nën kontroll dhe do të shihni se gjërat do të shkojnë shumë mirë, ndonëse jo sipas parashikimeve.

Gaforrja-Do të duhet pak kohë derisa gjërat të shkojnë drejt normalitetit. Lajmi i mirë është se kur kjo të ndodhë, çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur. Do të jetë një ndryshim gradual, por në fund gjithçka do të shkojë aty ku dëshironi.

Luani-Dallga e madhe që keni përballë sot do të zbutet, por pasi të ketë arritur maksimumin e saj. Ndryshimi që po ndodh i ka rrënjët e thella. Ndonëse për momentin nuk i dalloni dot, efektet do të jenë të mëdha dhe këtë do ta kuptoni me kalimin e ditëve.

Virgjëresha-Informacionet e reja që do të merrni do t’ju detyrojnë që të bëni një hap prapa për të menduar strategjinë e radhës. Puna kërkimore është drejt fundit dhe tashmë duhet të rifuteni në lojë për të dhënë më të mirën tuaj.

Peshorja-Synimet që mund të jenë dukur të pamundura kohët e fundit, po fillojnë të duken më të qarta. Mund të jetë që i keni neglizhuar disi ëndrrat pasi sa herë jeni fokusuar tek to janë dukur të paarritshme. Por fati juaj po ndryshon.

Akrepi-Nuk ka qenë e lehtë për t’u marrë me projekte personale kohët e fundit. Sot do të jetë dita kur gjërat do të nisin të marrin një tjetër drejtim. Do t’i shihni gjërat më qartë dhe kjo do të bëjë që të ecni përpara në projekte që i keni lënë mënjanë.

Shigjetari-E keni neglizhuar disi aftësinë që keni për të krijuar dhe kjo ju ka bërë të bini në monotoni. Megjithatë, dielli do të nisë të shkëlqejë sërish dhe bëni mirë që të përpiqeni më shumë për ta përdorur krijimtarinë tuaj pozitivisht.

Bricjapi-Projektet afatgjata do të bëjnë një hap përpara sot. Ky ndryshim do të jetë shumë i fortë dhe një ndihmë shumë e madhe, për çfarëdolloj gjëje me të cilën po punoni. Ëndrrat që mund të jenë dukur të vështira, sot kanë më shumë shanse për t’u bërë realitet.

Ujori-Çfarëdolloj gjëje që mund t’ju ketë penguar kohët e fundit, do të nisë të ndryshojë. Çështje që lidhen me probleme teknike do të gjejnë zgjidhje. Bëni durim. Gjatë javëve në vijim do të ndiheni më të motivuar.

Peshqit-Çështje që lidhen me modën, revistat do të marrin një drejtim pozitiv. Zhvillimet e fundit kanë bërë që të tërhiqeni disi, megjithatë kjo do të ndryshojë. Durimi që keni treguar do të marrë shpërblimin e merituar./tvklan.al