Dashi-Do të filloni të pyesni veten se pse në disa raste keni vështirë të thoni “jo”, madje edhe personave që i keni më të afërt. Është e pamundur t’i bësh të gjitha gjërat për të tjerët. Duhet që të ndiheni rehat me veten tuaj.

Demi-Në disa raste dashuria vjen tek ne në mënyrë shumë të çuditshme. Sot është dita për ta mbajtur mendjen hapur për romanticitet. Mund të nisni një lidhje dashurie, por asgjë nuk do të ndodhë ashtu siç e keni imagjinuar.

Binjakët-Radhitja e planeteve është një moment i shkëlqyeshëm për romancë, por nuk do të ndodhë si zakonisht. Shikoni në internet, aty ndodhet dashuria. Diçka e re mund të lindë nga një njohje që do të vijë nga kompjuteri. Përndryshe mund të bisedoni me njerëz të ndryshëm online në mënyrë që të shpërndani idetë që keni.

Gaforrja-Mund të bini në dashuri me një person. Kjo gjë do të nisë si një bisedë e zakonshme, por gjërat janë shumë më ndryshe. Pëlqimi mes të dyve, do të jetë i menjëhershëm. Por duhet të qëndroni me këmbë  në tokë.

Luani-Do të keni mundësinë që të realizoni një ëndërr sa i përket të ardhmes dhe mundësisë për të takuar një person shumë të rëndësishëm. Duket sikur çdo gjë i përket rastësisë. Duket sikur e njeh këtë person, por duhet të hulumtosh më shumë.

Virgjëresha-Mund të gjeni dikë që e patët konsideruar shok/shoqe deri dje. Papritur do të ndjeni për këtë person. Nuk keni për të qëndruar rehat se pse nuk i keni kuptuar këto ndjenja më parë.

Peshorja-Dita ka për të qenë shumë e gëzuar. Sot do t’i jepet fund të gjitha debateve mes jush dhe partnerit. Kjo gjë do të bëjë që të flisni hapur për gjërat që mendoni.

Akrepi-Mund të mos merrni vendimin më të mirë, por sot është dita ku do të jeni të sinqertë rreth ndjenjave. Mirëpo nëse keni pak kurajo mund të ndodhin mrekulli. Në të kundërt dita ka për të qenë shumë stresuese.

Shigjetari-Sot jeni më të vendosur se kurrë. Do të thoni ato që mendoni ndaj personave të dashur. Edhe pse mendoni sikur po bëni ndonjë gjë të madhe, duhet të kuptoni se ndjenjat janë diçka që prej të cilave nuk mund të keni turp.

Bricjapi-Për shkak të dashurisë do të vizitoni disa vende të rrezikshme sot. Duhet të përgatisni veten jo vetëm për aventura, por edhe për një udhëtim emocional.

Ujori-Yjet parashikojnë që t’i jepni shans të tjerëve të pyesin dhe më pas të veprojnë në bazë të përgjigjeve tuaja. Personi i zemrës mund të mos ketë kuptuar siç duhet një çështje të caktuar dhe kjo gjë duhet zgjidhur. Duhet të mos shtireni dhe t’i tregoni hapur të gjitha.

Peshqit-Veprat flasin më shumë se fjalët. Sot do të gjeni mënyra të reja se si të afroheni me një person, për të cilin/cilën bëni sikur nuk keni asnjë interes./tvklan.al