Dashi– Saturni do të jetë planeti që do të përkujdeset gjithë kohës për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, megjithatë do të arrini që situatën ta mbani të qëndrueshme.

Demi- Jeni në mëdyshje për shkak të një oferte që ndoshta ju kanë zënë disi në befasi. Hëna do të vazhdojë të jetë shumë “bujare” me ju, por ju vetë tregoheni shumë të kursyer ndaj partnerit.

Binjakët– Jeta juaj në çift do të jetë si zakonisht sot. Në disa momente madje mund t’iu duket edhe sikur do të mbyteni nga rutina. Financat do të përmirësohen shume, shfrytëzojeni këtë për të bërë investime.

Gaforrja– Tashmë duket se e keni vënë re se gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të papritur, por nuk jeni në gjendje të ndërmerrni veprime konkrete për t’iu përshtatur atyre.

Luani– Që nga mbrëmja e djeshme, Hëna e bukur në orbitën e saj do t’ju japë edhe juve një hije të tillë që ju bën joshës. Ndonjë problem i vogël në planin profesional është kalimtar.

Virgjëresha– Marrëdhënia juaj me partnerin/en ka për të mbetur ende e mirë gjatë kësaj dite. Në planin financiar do të keni goxha vështirësi, kështu që duhet të merrni masa strikte.

Peshorja– Duket se impenjimet tuaja do të jenë të tilla që do t’ju hanë jo pak ka koha juaj e lirë, por kënaqësia për arritjen e një rezultati pozitiv bën të harrohet gjithçka. Pritet një mbrëmje interesante.

Akrepi– Edhe Dielli në shenjë, së bashku me Saturnin, Marsin dhe Uranin ka hyrë në një orbitë harmonike, që do të thotë një shans më shumë që dita juaj të jetë përgjithësisht e mirë.

Shigjetari– Duket se edhe sot do të vazhdoni të jeni disi të zymtë dhe gati për t’u grindur me këdo që ju del përpara. Sektori i financave do të jetë i kënaqshëm dhe mund të kryeni pa frikë disa shpenzime më tepër.

Bricjapi– Yjet nuk paralajmërojnë asgjë të mirë përsa i përket fushës profesionale, madje ka shumë të ngjarë që të ridimensiononi një projekt . Dita pritet të jetë më e mirë në planin sentimental.

Ujori– Eshtë koha të reflektoni dhe të mateni mirë para se të ndërmerrni një iniciativë të re, pasi shpesh ju kanë penalizuar veprimet e nxituara. Afërdita bën të rikthehet harmonia në dashuri.

Peshqit– Jupiteri do të jetë planeti më i favorshëm për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Sektorin e financave do dini si ta menaxhoni me shumë përkujdes dhe gjendja do të jetë e kënaqshme. /tvklan.al