Dashi – Mos bëni ndryshime të mëdha në marrëdhëniet tuaja me persona të caktuar. Mos e shpenzoni kohën duke argumentuar për çështje që nuk janë shumë të rëndësishme për ju. Mënyra më e mirë për ta kaluar ditën sot është të takoni një mik të vjetër.

Demi – Do të përjetoni një ditë plotë pakënaqësi në çdo raport. Gjatë kësaj të shtune gjërat nuk do të rrjedhin lirisht, as në sferën profesionale dhe as në atë të ndjenjave.

Binjakët – Mund të arrini një sërë suksesesh gjatë kësaj dite, si në sferën e ndjenjave edhe në atë profesionale. Megjithatë do ju duhet të merrni masa për të zgjidhur disa çështje të lëna pezull prej kohësh.

Gaforrja – Më në fund do të shijoni një ditë pozitive, në të gjitha drejtimet, si në fushën profesionale edhe në atë të ndjenjave. Parashikohen vetëm zhvillime të favorshme.

Luani – Mund të rrëmbeheni nga dashuria gjatë kësaj dite, duke lënë mënjanë çdo problematikë të së kaluarës. E shtuna do të sjellë një rikuperim dhe ekuilibër të ri.

Virgjëresha – Do të kaloni një ditë plot pasion. Nëse ju vjen një ftesë për në mbrëmje, mos refuzoni edhe nëse do t’ju duhet të shkoni në anën tjetër të qytetit. Mund të realizoni edhe një udhëtim, i cili do t’ju relaksojë pafund.

Peshorja – Do të përfshiheni nga një lloj melankolie gjatë kësaj dite, sidomos sa i takon sferës sentimentale. Nuk do të mungojnë as problematikat në punë.

Akrepi – Duhet të mundoheni të gjeni zgjidhje lidhur me disa çështje kritike që janë hapur, si në punë edhe në dashuri. Vetëm pasi të keni gjetur zgjidhjen e duhur, do të rigjeni qetësinë gjatë kësaj dite.

Shigjetari – Kjo e shtunë nuk do të jetë aspak e favorshme, sidomos sa i takon situatave profesionale. Ndërkohë sa i takon ndjenjave, mundohuni të mos acaroheni shumë.

Bricjapi – Do të kaloni një fundjavë ideale në çdo aspekt. Do të ndiheni të relaksuar dhe shumë të qetë. Do të vizitoni disa vende dhe do të kënaqeni pafund. Nuk është çudi që të takoni edhe dikë nga e kaluara.

Ujori – Do të jeni tejet të lodhur, për shkak të ndryshimeve profesionale. Kjo gjë do ju bëjë të acaruar dhe nervoz. Bëni kujdes që ngarkesat e punës, të mos i shfryni në sferën sentimentale.

Peshqit – Rrezikoni ta shndërroni të sotmen në një ditë plot shqetësime. Ndoshta mund të përballeni me detyra urgjente, çfarë do të kërkojnë shumë kohë. Në mbrëmje lodhja do të kalojë. Tregoni më shumë kujdes për jetën tuaj personale. /

tvklan.al