Dashi – Dikush që ka eksperiencë më të madhe se ju do t’ju udhëzojë në drejtimin e duhur. Nëse jeni të zgjuar do t’i zbatoni këshillat.

Demi – Ditët ne vijim do ta gjeni veten në mes të disa situatave tepër sfiduese. Aftësia juaj për të bërë mirë nën presion do të bëjë që t’i kaloni pa dëmtuar reputacionin tuaj.

Binjakët – Disa njerëz të panjohur mund të hyjnë në jetën tuaj këtë javë, por kjo nuk do të jetë problem për ju. Shijoni çdo sekondë që kaloni me ata.

Gaforrja – Mos u zemëroni sa herë që vini me një ide që të tjerët përpiqen tua rrëzojnë. Duhet të mësoheni me kritikat në ditët në vijim.

Luani – Sot duhet të tregoheni i kujdesshëm në lidhje me paratë dhe pasuritë që dispononi. Mund të bëni gabime që do ju kushtojnë në xhep.

Virgjëresha – Nëse doni mund t’i detyroni të tjerët t’u qëndrojnë planeve tuaja, por nëse e bëni mund të humbi edhe marrëdhënie të rëndësishme. Nuk keni pse të jeni detyrues që puna të kryhet, duhet vetëm të riktheni sharmin tuaj.

Peshorja – Harrojeni të shkuarën deh fokusohuni vetëm tek e ardhmja. Çfarë ka ndodhur nuk mund të zhbëhet, kështu që çlirohuni nga mendimet dhe ndjenjat e këqija dhe nisni një jetë të re.

Akrepi – Një mik apo familjar do t’ju thotë sot gjëra që nuk përputhen me ato që dëshironi të besoni rreth vetes apo botës në përgjithësi. Ata kanë të drejtë, kështu që ai që duhet të ndryshojë jeni ju.

Shigjetari – Ju kurrë nuk keni pasur frikë të thoni çfarë mendoni. Shokët dhe kolegët tuaj do të jenë të impresionuar sot nga aftësia dhe guximi juaj për t’i thënë gjërat siç janë. Mirëpo, punëdhënësit mund të mos jenë kaq të lumtur, kështu që kontrolloni edhe shpatullat nganjëherë.

Bricjapi – Sa më shumë zhurmë të keni bërë lidhur me projektet tuaja, aq më tepër njerëzit do të presin që ju t’i realizoni ato. Jeni tepër ambiciozë, por a janë qëllimet tuaja realiste?

Ujori – Nuk duhet ta lejoni veten të bini pre e mendimeve negative këtë javë, pasi mund ta keni tepër të vështirë të dilni nga ato. Ju jeni ai që mendoni, kështu që duhet të mendoni mirë.

Peshqit – Mund t’ju duket sikur njerëz të caktuar janë egoistë, dhe ndoshta janë, por pse ju shqetëson juve ky fakt? Ju duhet të jeni pozitivë. Nuk janë veprimet e të tjerëve, por tuajat, ato që kanë rëndësi./tvklan.al