Horoskopi 24 Shtator 2019

Horoskopi 24 Shtator 2019

09:05 24/09/2019

Dashi-Shprehuni lirshëm sot, por bëni kujdes tek fjalët që zgjidhi. Nëse janë negative ose fyese, mund t’ju kthehen lehtësisht mbrapsht shumë shpejt. Nëse nuk thoni dot diçka të këndshme, më mirë heshtni.

Demi-Nëse zbuloni se një koleg në punë ju ka lënë në baltë, është e këshillueshme që të mos reagoni më shumë sa duhet. Me gjasë ka ndodhur sepse nuk kishin opsion tjetër dhe nuk e kanë bërë për t’ju dëmtuar.

Binjakët-Nëse jeni të shqetësuar për probleme në punë apo çështje parash, atëherë është mirë që t’i zgjidhni sa më shpejt, sepse përpara ju pret çështje shumë më interesante. Me afrimin e hënës së re, mundësi të reja ju presin.

Gaforrja-Nëse dikush përpiqet që t’ju nënvlerësojë me qëllim që të lëkundë vetëbesimin që keni, bëjani të qartë se nuk ka asgjë që mund të bëjnë apo të thonë për t’ju lëkundur. Gaforrja është një shenjë kardinale që do të thotë se fortësia mendore do të triumfojë pavarësisht situatës.

Luani-Injoroni çdo kritikë dhe vijoni të bëni atë që keni javë që punoni. Planetet sugjerojnë se nëse vijoni në rrugën që keni zgjedhur do të arrini në destinacion më shpejt nga sa e prisnit. Rivalët nuk do të jenë në gjendje t’ju ndalojnë.  

Virgjëresha-Shumë fjalë po qarkullojnë lart e poshtë momentalisht, nga ato fjalë që mund të çojnë në tejkalimin e masës, nëse nuk marrin përgjigjen e duhur. Sigurohuni që gjithsecili t’i qëndrojë fakteve dhe të qëndrojë larg spekulimeve.

Peshorja-Për shkak se keni marrë shumë përsipër përgjatë javëve të fundit, e keni vënë veten në shumë presion. Dielli është shenja që ju jep mjaft energji, megjithatë duhet të bëni kujdes dhe të jeni selektivë në atë që bëni dhe për kë e bëni.

Akrepi-E dini çfarë doni dhe sesi ta merrni dhe nuk ka asgjë, asnjë dyshim në mendjen tuaj që do ta arrini shumë shpejt. Me këtë lloj vetëbesimi mund të shkoni shumë larg.

Shigjetari-Nëse kuptoni se po ndodhin të njëjtat gjëra, në të njëjtën mënyrë, kjo me gjasë po ndodh për shkak se jeni bllokuar mendërisht. Përpiquni t’i jepni vetes kohë për reflektim dhe do t’i shihni gjërat me një tjetër perspektivë.

Bricjapi-Ajo që do të ndodhë sot do t’ju duket shumë gazmore, por jo të gjithë do të jenë në gjendje ta kapin batutën. Si Bricjap keni një sens humori tejet të rafinuar, por ndonjëherë më shumë sa duhet, aq sa edhe ata që ju kanë pranë e kanë të vështirë për t’ju kuptuar.

Ujori-Nuk ka nevojë të shqetësoheni më shumë sa duhet për çfarë po ndodh rreth e rrotull. Asgjë e mirë nuk do të vijë nga meraku i tepërt. Nëse nuk ju pëlqen se çfarë po ndodh rreth e rrotull, atëherë ndryshoni çfarë është në dorën tuaj.

Peshqit-Po shqetësoheni më shumë sa duhet kohët e fundit dhe është e nevojshme që ta lini veten më të lirshëm. Kërkoni për mënyra për t’u argëtuar. Dilni me miq apo familjare, jetoni pak më shumë./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori