Dashi-Kujdes me çështjet familjare sot pasi mund të përziheni në zënka të kota. Në punë duhet të vendosni rregull nëse gjërat nuk po ju shkojnë sipas planit. Financat janë në gjendje të qëndrueshme. Lëreni të qetë partnerin sot pasi nuk ndodhet në një gjendje të mirë emocionale.

DemiPërpiquni të shmangni sa të mundni një përballje me eprorin tuaj pasi hyn egoja në mes. Vazhdoni të mbeteni mirë financiarisht pasi paratë ju vijnë nga burime të ndryshme. Do të jetë e vështirë ta bëni partnerin të ndihet mirë emocionalisht.

Binjakët-Është shumë e rëndësishme të zgjidhni një situatë familjare pasi mund të prishë rehatinë e përgjithshme. Tregoni durim ndaj dikujt që nuk është në humor për të dëgjuar dikë sot. Keni mundësinë që me sharmin tuaj të tërhiqni një person që simpatizoni.

Gaforrja-Puna juaj e shkëlqyer do të vihet re nga eprorët dhe do të shpërblehet. Duhet të vazhdoni të punoni për të arritur stabilitetin financiar. Përpjekjet e vazhdueshme që keni bërë për të tërhequr dikë mund të japin më në fund frytet e tyre.

Luani-Përfundimi me sukses i një projekti sot do të marrë pëlqimin e njerëzve me rëndësi në ambientin e punës. Investimet e kryera do të nisin të prodhojnë të ardhura kështu që siguria financiare do të vazhdojë. Natyra juaj sociale ka gjasa të tërheqë dikë që përshtatet me ju.

Virgjëresha-Sot dikush do t’iu ofrojë ndihmë në punën tuaj, edhe pse nuk do ta kërkoni. Dikush që ju ka lënduar ndjenjat mund t’iu kërkojë falje, kështu që tregohuni bujarë. Kushtojini kujdes shpenzimeve pasi vetëm nëse i bëni të menduara, mund të arrini të kurseni për të ardhmen.

Peshorja-Mos u sillni si superiorë ndaj shefit tuaj pasi mund t’iu kthehet mbrapsht shumëfish. Mos ndani më shumë sesa duhet me një të njohur të rastit. Në aspektin dashuror, jeni gati për t’i lëvizur gjërat në një tjetër nivel.

Akrepi-Një anëtar i familjes suaj do të përpiqet shumë t’iu ndihmojë me një problem. Në punë, një çështje do të dalë jashtë kontrollit dhe pesha do të bjerë mbi ju. Në dashuri, merreni më me qetësi pasi ende nuk është momenti që ëndrrat tuaja të bëhen realitet.

Shigjetari-Reputacioni dhe kualifikimet profesionale do t’iu japin mundësi të punoni në çfarëdo kompanie që preferoni. Diçka që nuk ju pëlqen do t’iu bëjë të zieni përbrenda, por nga jashtë do t’ia dilni të ruani qetësinë. Të dashuruarit do të kenë mundësi të kalojnë kohë së bashku sot.

Bricjapi-Lumturia në shtëpi nuk do të zgjasë shumë pasi do të shfaqet një mysafir i paftuar. Situata e mirë financiare do t’iu bëjë të mendoni për të kryer një shpenzim të majmë për shtëpinë tuaj. Për momentin, nuk është koha të investoheni në dashuri.

Ujori-Tregoni vëmendje dhe kujdes ndaj një anëtari të familjes suaj që nuk po ushqehet siç duhet. Ruajtja e qëndrueshmërisë së të ardhurave mund të ndodhë vetëm nëse investoni sërish fitimet tuaja. Partneri mund të ketë një surprizë për ju sot.

Peshqit-Axhenda juaj e zënë më në fund do t’iu krijojë pak hapësirë për të kaluar kohë me familjen tuaj. Do të vazhdoni të gjeni mjete dhe mënyra që paratë tuaja të zgjasin sa më shumë. Një grindje me partnerin mund t’iu lërë një shije jo aq të mirë./tvklan.al