Dashi- Sot do të jeni nën pushtetin e yjeve që do t’ju mbështesin. Prandaj pritet një ditë e mirë në shumë drejtime.

Demi- Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje parashikohet një ditë me shumë intensitet e ku nuk do të mungojë edhe ndonjë përplasje me dikë. Megjithatë do të ketë edhe momente interesante për ju.

Binjakët- Do të jeni shumë të përqëndruar në drejtim të punës, madje impenjimet tuaja mund të shumëfishohen gjatë ditës, por kjo nuk do të thotë të lini pas dore problemet që kanë të bëjnë me partnerin.

Gaforrja – Marsi e Mërkuri kanë marrë një pozicion më të përshtatshëm për ju, prandaj edhe do të rikuperoni shumë si në punë ashtu edhe në raportet ndërpersonale.

Luani- Çdo gjë do të shkojë si duhet sot në planin sentimental. Do t’i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do të mundoheni të gjeni mënyrën e duhur për t’i ndrequr. Gjendja e financave do të jetë goxha e mirë. Do të arrini të kryeni transaksione të rëndësishme dhe disa investime të mira.

Virgjëresha- Saturni për ju sot është ylli më i mirë dhe jo vetëm që do të bëjë që t’ju rikthehet humori, por nga ana tjetër do t’ju ndihmojë në zhbllokimin e iniciativave dhe të projekteve.

Peshorja- Do të jetë një ditë mjaft e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Nuk do i çoni më tej projektet që keni nisur më herët dhe do të ndiheni të mërzitur. Me financat do të jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk do kryeni aspak shpenzime të pamenduara.

Akrepi- Tani që Mërkuri dhe Afërdita janë në orbita shumë të përshtatshme, do të jeni të favorizuar si në planin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Ndaj partnerit duhet të jeni më të hapur.

Shigjetari- Duke pasur mbi kokë Jupiterin dhe Marsin ka shumë të ngjarë që ëndrrat tuaja të bëhen realitet, por për këtë duhet më shumë iniciativë nga ana juaj.

Bricjapi- Pritet të jetë një ditë e favorshme për sektorin e aktivitetit tuaj, por nuk duhet të qëndroni në pozita pritëse. Duhet të tregoheni më të guximshëm për të hedhur një hap që mund të rezultojë vendimtar.

Ujori- Sot do të ndryshoni sjelljen dhe rutinën e jetës suaj në çift vetëm që partneri/ja të ndihet sa më mirë të jetë e mundur. Debatet dhe mosmarrëveshjet do të marrin fund. Sa i përket financave, gjendja do të jetë e qëndrueshme. Buxhetin do e menaxhoni me shumë maturi.

Peshqit- Marsi dhe Merkuri ju nxisin të tregoheni më aktivë. Gjëra që i kishit lënë mënjanë tani duket se po fillojnë t’ju interesojnë përsëri. Mundohuni të shfrytëzoni më mirë rastet që iu paraqiten.  /tvklan.al