Dashi-Dikush pret që të ndiqni drejtimin e tyre dhe nëse jeni të zgjuar do të vendosni krenarinë tuaj në njërën anë dhe do të bëni atë që kërkojnë prej jush. Gjëja e fundit që duhet tani është konfrontimi.

Demi-Në të gjitha drejtimet mundohuni të bëni gjërat tuaja gjatë 24 orëve të ardhshme, por ta keni të sigurt që njerëzit përreth mund t’ju telefonojnë nëse ka ndonjë emergjencë. Megjithatë, lajmet që do merrni ka më shumë gjasa të jenë të mira se sa të këqija.

Binjakët-Një përpjekje e re krijuese do të jetë kënaqësi dhe do të sjellë përgjegjësi të reja. Nuk do të jeni në gjendje të bëni siç ju pëlqen, jo duke qenë se shumë njerëz po mbështeten te ju, atëherë është në rregull. Ju pëlqen që ata varen prej jush dhe kjo ndjesi iu bën të ndiheni të vlefshëm.

Gaforrja-Vazhdoni të tregoni veten se jeni më i miri në atë që bëni dhe vazhdoni të veproni sikur nuk mund të dështoni dhe nuk do të dështoni. Sipas planeteve, jeni në prag të një përparimi të madh dhe është besimi juaj që do ta bëjë atë të ndodhë.

Luani-Pse duket sikur çdo gjë që bëni apo thoni të tjerët e keqkuptojnë? Është faji juaj apo i atyre? Çfarë do lloj gjëje që i shkakton këto mosmarrëveshje duhet të gjeni rrugën e duhur për t’i zgjidhur ato.

Virgjëresha-Mërkuri, sundimtari juaj, lidhet me planetin e fatit të Jupiter sot, kështu që në një farë mënyre apo tjetër do të përfitoni nga ndryshimet që po ndodhin rreth jush. Diçka që lexoni në një gazetë apo revistë, ose ndoshta në internet, mund të jetë informacion i tepër i vlefshëm.

Peshorja-Ju mund të mendoni se idetë tuaja janë shumë të vlefshme dhe ndoshta janë vërtetë, por do duhet shumë kohë për të bindur të tjerët. Duket se ata nuk kanë të njëjtën qasje pozitive. Mos ndoshta ata dinë diçka që ju nuk e dini?

Akrepi-Duhet t’i vendosni ëndrrës suaj një emër në mënyrë që ajo të bëhet realitet. Kjo mund të tingëllojë si shumë e vështirë, por Jupiteri në shenjë i bën gjërat të mundura, sidomos për dikë si ju, që nuk heq kurrë dorë.

Shigjetari-Nëse përpiqesh të nxitësh miqtë dhe të dashurit në drejtime që nuk duan të shkojnë, ata nuk do pranojnë të shkojnë kudo. E vetmja mënyrë që ju do t’i bëni ata të lëvizin është që t’i frymëzoni me vizionin tuaj.

Bricjapi-Keni kaluar një periudhë kur jeni munduar të kënaqni vetëm të tjerët, tashmë duhet të ndryshoni drejtimin dhe të kënaqni veten tuaj. Mos u mërzisni nëse njerëz të caktuar iu trajtojnë si egoistë, në fakt merreni këtë si kompliment.

Ujori-E gjitha vëmendja është mbi ju dhe nuk jeni të sigurt nëse e pëlqeni këtë gjë ose jo. Është qejf të jesh në qendër të vëmendjes, por ka edhe kjo disavantazhe, duke qenë se jeni nën presion. Mendoni dy herë para se të pranoni një ofertë që iu fut në qendër të vëmendjes.

Peshqit-A keni një filozofi të jetës? Nëse po, a po e ndiqni atë? Nëse jo, a nuk mendoni se është koha që të keni një? Gjithkush ka nevojë për një sërë vlerash ose një kod sjelljeje për t’i udhëzuar. Nuk është e modës së vjetër. Është një burim i vazhdueshëm i forcës./tvklan.al