Dashi

Sot lërini aftësitë tuaja kreative t’ju shpëtojnë. Përdorini ato si një mënyrë për të shprehur të gjitha gjërat që keni ndrydhur ndër vite.

Demi

Të gjitha mendimet negative do të ikin dhe një ndryshim do të ketë në aspektin financiar. Marrëdhënia juaj me paratë nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të përmirësohet në mënyrë drastike. Përgatituni për një jetë që është e kënaqshme nga ana krijuese, emocionale dhe financiare në të njëjtën kohë.

Binjakët

Nëse themeli i marrëdhënies suaj është i ndërtuar mbi të vërtetën dhe ndershmërinë siç besoni ju, duhet të jeni në gjendje të flisni për çdo gjë. Mos hezitoni! Kuptoni se çfarë e shkakton ngurrimin apo frikën për t’i thënë të vërtetat në sy.

Gaforrja

Gaforre, ti po lulëzon! Jeni në formë, po ushqeheni siç duhet dhe në shtëpi po çoni një pagë të majme. I keni planetët në favor dhe është momenti të merrni nën kontroll çdo gjë.  Çështjet që lidhen me financat tuaja janë gjithashtu në qendër të vëmendjes. Qëllimi është që të krijohet një rezervë për të ardhmen.

Luani

Ky moment s’ka të bëjë me të tjerët, ka të bëjë me ju. Është e rëndësishme që ju të pranoni pikëllimin. Është e rëndësishme që ju të pranoni gjithashtu dhimbjen pa bërë justifikime për njerëzit e tjerë.  Shmangni justifikimet.

Virgjëresha

Cili është vizioni juaj afatgjatë dhe si po ju ndihmojnë veprimet që po ndërmerrni sot të arrini në destinacionin e dëshiruar? Është koha të uleni dhe të rivlerësoni qëllimet tuaja të karrierës. Energjia e hënës së re po ju shtyn në drejtim të rritjes.

Peshorja

Koha perfekte është tani. Në çdo fushë ku do investoni gjithë energjinë tuaj, mos harroni, ka shumë njerëz që do të dyshojnë në qëllimet tuaja. Ka njerëz që do të të quajnë budalla dhe do t’ju thonë: Dëgjo zemrën. Por ju besoni në ndjesitë tuaja të brendshme.

 Akrepi

Butësia është fjala magjike. Sot, do eksperimentoni me forma të reja të shprehjes në një mënyrë që se keni bërë kurrë. Udhëtimi që keni bërë është i juaji dhe vetëm i juaji. Pra, të vetmet pyetje që dëshironi t’i bëni vetes janë: a më sjell gëzim dhe a më mundëson të përmbush qëllimin tim?

Shigjetari

Kur misioni juaj është kaq i madh, është e natyrshme të ndiheni vetëm herë pas here. Sot duhet të hapni zemrën dhe të krijoni më shumë hapësirë në rrethin tuaj për njerëzit e zemrës. Fokusoheni tek momentet e qeta në shtëpi.

Bricjapi

Shpirti po komunikon me ju me zë të lartë dhe të qartë. Do t’i përgjigjesh thirrjes? Diçka na tregon se projektet tuaja në vijim janë mjaft potenciale.

Ujori

Ju jeni rebelë dhe revolucionarë, është momenti për të shkëlqyer. Asgjë nuk është e paarritshme. Besojini intiuitës tuaj.

Peshqit

Harrojeni të qenit ‘praktik’. Tregohuni të zgjuar dhe guxoni. Nuk ka asnjë problem dhe nëse jeni vetëm në qendër të vëmendjes këto kohë./tvklan.al