Dashi-Do të keni disa mendime që do t’ju shqetësojnë sot, mbi të gjitha për shkak të disa informacioneve të reja që do të merrni. Ruani qetësinë dhe qëndroni pozitivë. Pas fundjavës do të shihni se jo gjithçka është aq negative sa duket.

Demi-Faktorë të jashtëm do të ndikojnë në humorin tuaj sot, duke krijuar jo pak tensione me ata që ju rrethojnë. Shiheni situatën si një mundësi për të mësuar gjëra të reja rreth vetes dhe të tjerëve. Të kuptuarit këndvështrimin e tjetrit do t’ju ndihmojë.

Binjakët-Sot do të jetë disi e vështirë që të përqendroheni në detyrat që keni përpara, kryesisht për shkak të lodhjes. bëni durim, nesër do të mund të çlodheni dhe java që vjen do t’ju gjejë me energji të reja. Nëse një situatë sot ju duket e pakuptimtë, kërkoni shpjegime.

Gaforrja-Këtë fundjavë do të jeni në kërkim të aventurave dhe njohjeve të reja. Dielli po ju buzëqesh dhe ndoshta mund të takoni edhe dikë që do të qëndrojë gjatë në jetën tuaj.

Luani-Njerëzit do të kenë tendencën të jenë po aq kokëfortë sa ju sot. Kjo mund të çojë në konflikte nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Mos kërkoni që ata që ju rrethojnë të bien gjithmonë dakord me këndvështrimin tuaj.

Virgjëresha-Tërheqja kundrejt të panjohurës dhe të pazakonshmes është me fortë se zakonisht dhe kjo do t’ju bëjë që të tërhiqeni nga mendime të reja. Merrni guximin dhe prezantohuni me të panjohur. Mbase ata mund të shndërrohen në diçka më shumë.

Peshorja-Teksa punoni ngadalë dhe me vendosmëri drejt synimeve tuaja, duhet të keni parasysh që rrugës mund t’ju dalin pengesa të papritura. Nuk mund të planifikoni gjithçka, ndaj mos u dekurajoni sot, kur diçka e papritur do të shfaqet nga asgjëja. Bëni durim.

Akrepi-Nuk do të jeni në formën tuaj më të mirë sot, ndoshta për shkak të një situate të papritur apo një personi që po kërkon më shumë sa duhet. Kujdesuni që në situata të caktuara të përdorni mendime dhe emocione në reagimin tuaj. Mos u mbështesni vetëm tek mendja kur kërkoni përgjigje.

Shigjetari-Sot do të jetë një ditë e mbushur me të papritura, me ulje e ngritje, një rrugë për të cilën ndoshta nuk jeni ende gati. Përpiquni ta përgatisni veten me faktin se do të keni surpriza që nuk do të jenë fort të këndshme.

Bricjapi-Mos kini frikë që të eksploroni gjëra të reja sepse mund t’ju japin të dhëna të rëndësishme, që nuk do t’i kishin vënë re ndryshe. Dija mund të gjendet në vende të ndryshme, edhe aty ku nuk jua merr mendja, ndaj mos e hidhni poshtë diçka që nuk ju bind në sy të parë.

Ujori-Qëndroni mendjehapur sa i përket alternativave për të zgjidhur gjërat sot. Për disa çështje mund t’ju duhet të që ndryshoni disi strategji, por kujdesuni që të mos sakrifikoni vlerat apo parimet tuaja.

Peshqit-Përpiquni të fokusoheni disi më shumë që të rigjeni aftësinë tuaj për të ekzaminuar detajet nga afër. Mos u bindni se ka një dallim të qartë mes të mirës dhe të keqes. Me shumë gjasë ka disa hiqje gri në mes./tvklan.al