Dashi – Përpiquni të mos jeni dyshues pa arsye me fillimin e javës së re. Askush nuk po kërkon t’ju dëmtojë, shumica e njerëzve duan t’ju ndihmojnë.

Demi – Nuk është se pëlqeni të shpenzoni para në gjëra të panevojshme, por kjo do të ndodhë me rritjen e ndikimit të Marsit në shenjën tuaj. Përpiquni të kurseni para në të gjitha mënyrat.

Binjakët – Me nisjen e javës së re do të shijoni më tepër atmosferën e relaksuar . Shijojeni deri në fund, pasi kjo situatë nuk do të zgjasë më shumë se disa ditë.

Gaforrja – Sot do të keni mundësinë të trajtoni një çështje që ju ka shqetësuar prej kohësh. Mund t’ju duhet të merrni një vendin që s’do të jetë popullor në shumë mënyra, por nëse është e vetmja rrugë për të ecur përpara, atëherë vendoseni.

Luani – Diçka që do të ndodhë në ditët në vijim do të trondisë opinionet dhe besimet tuaja të hershme. Mund të mos rezultojë një eksperiencë e lehtë, por nuk duhet të shqetësoheni shumë pasi edhe një Luan lejohet të ndryshojë mendje.

Virgjëresha – Refuzoni gjithçka përveç vendit të parë sot. Standardet që vendosni në nisje të javës do ju shoqërojë gjatë të gjithë javës, muajit dhe vitit. Mos lejoni askënd t’ju tregojë se disa gjëra nuk mund të bëhen.

Peshorja – Ju më shumë se të gjithë duhet ta dini se paraqitja mund të mashtrojë dhe sipas planetëve mund të gaboheni shpejt. Për momentin mund të jetë lëvizje e zgjuar të mos i besoni gjithçkaje që shikoni.

Akrepi – Përpiquni të mos e shpenzoni energjinë tuaj në shumë drejtime duke rrezikuar të mos arrini asgjë. Duhet të fokusoheni vetëm në një objektiv në mënyrë që ta arrini.

Shigjetari – Shfaquni entuziast në lidhje me gjithçka që pritet të bëni sot, edhe nëse është gjëja e fundit mbi të cilën po punoni. Fakti është se ju nuk keni shumë zgjidhje, kështu qe buzëqeshni dhe bëni më të mirën e mundshme.

Bricjapi – Pa marrë parasysh se sa mund t’ju provokojnë, sot duhet të tregoheni tepër i durueshëm. Me shumë gjasa ata e bëjnë me qëllimin që t’ju nervozojnë dhe t’ju bëjnë të dukeni keq. Mos bini pre e tyre.

Ujori – Nëse sot dëgjoni diçka që tingëllon tepër e bukur për të qenë e vërtetë atëherë ka shumë mundësi që ashtu të jetë, kështu që qëndroni larg prej saj. Edhe nëse dikush përpiqet t’ju bindë të bëni diçka, thoni jo. Vendosni nevojat tuaja të parat.

Peshqit – Ka gjëra që duhet t’i lini të ikin pa marrë parasysh se sa të rëndësishme mund të kenë qenë në të kaluarën. Kujtoni që nuk keni asnjë arsye përse të kërkoni leje nga dikush për të bërë ndryshime në jetën tuaj. /tvklan.al