Dashi-Mos bëni lëvizje impulsive sot sepse rrezikoni të bëni gabime që do të shkaktojnë probleme në të ardhmen.

Demi-Sot nuk duhet ta lejoni veten të shqetësohet nga sjellja e të tjerëve dhe sigurisht që nuk duhet të merreni me biseda që çojnë askund por vetëm në tensione.

Binjakët-Sot lërini ditën të rrjedhë natyrshëm dhe mos bëni asnjë lëvizje të nxituar. Vazhdoni me projektet tuaja në mënyrë të qartë dhe me mjete transparente.

Gaforrja-Sot është një nga ato ditë që e vendosni ju se si do të rrjedhë. Që nga planet e së ardhmes e deri tek vendimet më të vogla.

Luani-Sot mund të ndërhyni dhe të rregulloni shumë gjëra që ju kanë shqetësuar deri më tani. Disa këshilla miqësore mund t’ju largojnë nga bllokimi në disa nga punët tuaja.

Virgjëresha-Organizoni ditën tuaj me planifikim dhe metodologji në mënyrë që zhvillimet të vijnë në mënyrë harmonike dhe në avantazhin tuaj.

Peshorja-Sot disa çështje në pritje që keni nga e kaluara do t’ju bëjnë të ndjeheni të irrituar. Mundohuni të mos sillni tension në jetën tuaj personale, sepse do të keni zhvillime të këqija edhe në këtë fushë.

Akrepi-Do të ketë shumë mundësi që ju arrini qëllimet tuaja. Forca dhe energjia juaj ju ndihmojnë të merrni një fund vendimtar për shumë çështje që kanë ngecur në të kaluarën.

Shigjetari-Sot do të jeni shumë nervoz dhe tensionet pritet të jenë të shumta. Kujdes me kë konfrontoheni.

Bricjapi-Një tension në shtëpi do t’ju trishtojë, kështu që të jeni të durueshëm. Profesionalisht do të jetë e lehtë për ju të shprehni ide të reja.

Ujori-Kushtet për fillime të reja këtë të Mërkurë janë perfekte për ju. Është koha të filloni të shpresoni për ngjarje të reja, të këndshme që do t’ju ndodhin në të ardhmen e afërt.

Peshqit-Sot do të keni shumë aktivitete dhe nuk do të keni kohë të lirë për të bërë atë që dëshironi. Por ju duhet të pushoni për të menaxhuar të gjitha punët tuaja. /tvklan.al