Dashi- Dita e sotme do të jetë e qetë dhe pa shumë impenjime. Megjithatë, nuk do të mungojë ndonjë moment tensioni me dikë.

Demi- Parashikohet një ditë pozitive, ndonëse të gjitha ndryshimet që kanë përfshirë jetën tuaj do të shkaktojnë tension dhe lodhje. Shumë shpejt do të korrni frytet që prisni.

Binjakët- Pozicioni aktual i yjeve është i favorshëm, sidomos me Mërkurin tepër pozitiv që ju mbështet veçanërisht në aspektin ekonomike financiar. Është momenti që t’i kushtoni rëndësi investimit.

Gaforrja- Bëni kujdes në lidhjet në çift, ku duhen shmangur tradhtitë. Gjatë këtyre ditëve do të jeni shumë të zënë me punë.

Luani– Tashmë keni lënë pas çdo mundim të fillimit të muajit në sferën sentimentale dhe ka ardhur koha për të kthyer faqe. Mërkuri do të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë do të bëjë që të jetoni diçka të bukur.

Virgjëresha- Dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e qetë. Megjithatë, duhet të tregoheni më të hapur ndaj dikujt që ju fton të rishikoni raportet me të.

Peshorja- Kjo ditë do të jetë e luhatur, ku këshillohet që të mendoheni mirë para se të flisni. Në sferën profesionale situata do të jetë mjaft e favorshme.

Akrepi- Është një moment mjaft i luhatur për gjithë ata që duan të nisin një punë të re. Nëse jeni ndjerë keq kohëve të fundit, do të rigjeni dëshirën për të dashuruar.

Shigjetari- Pas një fillimjave të komplikuar, më në fund do të arrini që të gjeni qetësinë. Dashuria mbetet në pikëpyetje. Nëse keni diçka për të thënë, bëni mirë që të shpreheni.

Bricjapi- Po mendoni të lini mënjanë ata persona që ju shqetësojnë. Ko gjë ka të bëjë si me punën edhe me studimet. Personat me të cilët do të shoqëroheni, do të mbeten të tillë deri në fund.

Ujori- Ndonëse nuk është një periudhë edhe aq e favorshme për ju, do të keni mundësinë që përsëri të shfaqni aftësitë tuaja organizative. Do të jetë më mirë të mendoheni para se të thoni diçka.

Peshqit- Çiftet që vijojnë të jenë ende bashkë, duhet të punojnë fortë për të fituar besimin reciprok. /tvklan.al