Dashi-Po përgatiteni ta jetoni këtë ditë me entuziazmin, energjinë, shijen dhe plot aventura fizike dhe mendore. Mërkuri, nga shenja miqësore e Binjakëve, formon një aspekt të shkëlqyer për ju dhe ju bën të sigurt për të nesërmen. Marrëdhëniet në familje dhe në rrethin shoqëror favorizohen sot nga yjet.

Demi-Merrni sot stimuj të ndryshëm nga energjia planetare që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për ju. Një ekip shumë i fuqishëm Dielli-Plutoni, do t’ju mbrojë duke ju siguruar guximin, dinamizmin dhe taktikat për të mposhtur çdo kundërshtar. Besojuni më shumë insikteve tuaj sot.

Binjakët-Shijoni këtë ditë qershori që vjen plot butësi dhe harmoni me mjedisin përreth, duke nxitur marrëdhëniet tuaja më të forta dhe të vërteta në familje. Disa pengesa të vogla në familje do të jeni në gjendje t’i kaloni shpjet falë energjisë së mirë planetare.

Gaforrja-Një Hënë shumë e favorshme shkëlqen në një shenjë shumë të pëlqyeshme, nga Demi. Kjo ditë rezulton të jetë veçanërisht me fat, duke pasur një pjesë të mirë të Olimpit planetar në favorin tuaj. Jupiteri ju del kundër sot dhe mund të krijojë disa dyshime në mjedisin familjar.

Luani-Konfigurimi yjor sot ndikon veçanërisht jetën familjare. Yjet sugjerojnë marrjen e një angazhimi dhe një roli më të madh. Nëse i përkisni dhjetëditëshit të parë, do t’ju duhet të lini mënjanë disa nga projektet që lidhen me miqtë, për t’iu përkushtuar me zemër dhe shpirt fëmijëve, prindërve dhe të afërmve.

Virgjëresha-Pozicioni i mirë i Hënës tek Demi dhe i Diellit tek Gaforrja ju favorizon plotësisht. Një moment mirëqenieje në familje, që refelektohet edhe me miqtë e afërt. Përveç këtyre planetëve, Urani dhe Plutoni janë aleatët tuaj të forcës qiellore: ata ju ndihmojnë të vendosni themelet për suksese në çdo fushë.

Peshorja-Afërdita te Binjakët ju fal një ndjenjë ëmbëlsie që për një kohë ishte e huaj dhe sot ju bën të nisni kontakte shoqërore në të cilat do të dini të shfrytëzoni kontributet tuaja. Pas disa ditëve dhe mbrëmjeve të gëzuara me partnerin, po kërkoni sot një shkallë më të lartë emocionale. Aventura plotësuese për të gjithë beqarët e lindur në shtator.

Akrepi-Traditat i atribuojnë një ndikim magjik kësaj dite. Në shenjën miqësore të Peshqve dhe në atë të Gaforres po ndodh një takim i dy trupave qiellorë: Neptuni, një yll shumë i pëlqyeshëm për ju dhe Dielli. Ndjeshmëria, gjallëria, guximi dhe inteligjenca, nuk do t’ju mungojnë sot.

Shigjetari-Plutoni në shenjën e Bricjapit, shenja me të cilën argëtoheni, ju sjell racionalitet dhe qëndrueshmëri. Tek miku juaj Dashi gjeni një prani planetare me rëndësi të madhe, një Jupiter që ju sjell fat. Një formë e shkëlqyer psikologjike ju shoqëron sot në të gjitha nismat që do të ndërmerrni.

Bricjapi-Hapet një fazë e dobishme falë ekipit Hënë – Uran në një kënd pozitiv nga shenja e Demit, veçanërisht nëse i përkisni dhjetëditëshit të dytë dhe të tretë. Ju mund të matni efektet më të mira të kësaj ngjarjeje astrologjike në nivel familjar, në nivel emocional dhe në mirëqenien tuaj në përgjithësi.

Ujori-Urani, hyjnia juaj kujdestare sipas pozicionit kryesor në skemën e Zodiakut, ju detyron të merrni disa vendime, ndoshta sfiduese. Ky trup qiellor kaq vendimtar shqetëson disi lidhjet familjare. Një bashkëpunim biznesi duket shumë premtues, jeni gati për të bërë një hap të jashtëzakonshëm përpara në karrierë.

Peshqit-Pozicioni i shkëlqyer i Diellit te Gaforrja, i dobishëm për shenjën tuaj, bën të kaloni lehtë disa pengesa të izoluara. Nis një cikël dashamirës ku do të shprehen qartë disa nga përparësitë tuaja, e ku do të sqarohen disa situata të errëta. Për disa prej jush drejtësia nuk do të jetë vetëm një fjalë boshe./tvklan.al