Dashi- Sot do të dëshironi të bëni ndryshime domethënëse në fusha dhe tema që ju kanë lodhur deri më tani. Do t’ju paraqiten një sërë mundësish që do të jenë jashtëzakonisht të dobishme për qëllimet tuaja në të ardhmen. 

Demi- Sot disa çështje që mund të ndodhin do t’ju çorientojnë dhe do t’ju largojnë nga orari juaj. Këshillohet që të ruani durimin.

Binjakët-Gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë sot është të merrni disa nga sukseset që po përjetoni në të gjitha nivelet dhe të ndaloni të përpiqeni për më mirë. Sigurisht, kënaqësia është një ndjenjë e shkëlqyeshme, por mund të jetë një kurth nëse nuk arrini të vazhdoni më tej.

Gaforrja-Zemërimi juaj sot do të jetë shumë i madh. Këshillohet që të shihni disa gjëra nga një këndvështrim tjetër, në mënyrë që të mund të qetësoheni dhe të relaksoheni. 

Luani-Përgjegjësitë që keni sot do të krijojnë stres dhe shumë tension. Sigurohuni që të mos i fajësoni njerëzit kot.

Virgjëresha-Sezoni do të sjellë disa fakte të pashmangshme që do të komplikojnë disa situata dhe do t’ju vendosin në shumë pikëpyetje. Ju duhet të mendoni me shumë qetësi dhe realizëm, të përdorni të gjithë inteligjencën dhe “dinakërinë” që keni.

Peshorja-Stresi që ndjeni do të krijojnë një bllokim të vogël dhe nuk do keni mundësi të përmbushni të gjitha detyrimet tuaja. Bëni gjëra që do t’ju qetësojnë dhe do t’ju largojnë nga ky ngërç. 

Akrepi-Sot, i dashur Akrep, ju mund të zgjidhni problemet e familjes që ju kanë shqetësuar në të kaluarën. Do të dalin në sipërfaqe me sekrete që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë.

Shigjetari-Sot është më mirë të mos shtyni çështjet që duhet të zgjidhen menjëherë, sepse në të ardhmen kjo mund të jetë një problem për ju. Nëse organizoheni më mirë dhe përpiqeni të punoni me disa njerëz, mund të arrini atë që dëshironi. 

Bricjapi-Sot disa raste do të dalin në dritë që do të kenë nevojë për zgjidhje të menjëhershme nga ju. Lëvizni metodikisht dhe pa lëvizje të nxituara për të dalë nga bllokimi. 

Ujori-Dita do të jetë e lodhshme dhe stresues për ju, pasi do të ketë shumë çështje që do të dalin në sipërfaqe dhe do të kërkojnë zgjidhje.

Peshqit-Dita është thelbësore për disa vendime që do t’ju kërkohen të merrni. Ju duhet t’i kushtoni vëmendje dhe mosbesim asaj që dëgjoni, sepse gjërat mund të mos jenë ashtu siç duken. /tvklan.al