Dashi-Të dashuruarit do të ndihen shumë më mirë nga më parë. Do të komunikoni lirshëm me partnerin. Situata financiare nuk do të jetë e keqe dhe mund të bëni ndonjë shpenzim.

Demi- Gjatë ditës së sotme do të jeni të mërzitur dhe të nervozuar. Gjërat e papritura do t’ju ndryshojnë rrjedhën e ditës.

Binjakët-Do të jetë një ditë e mirë për të gjithë të lindurit e kësaj shenje. Kalimi i Mërkurit një orbitë të “butë”do të bëjë që si nga ana financiare ashtu edhe nga ana sentimentale të shkojë gjithçka mirë.

Gaforrja-Dita e sotme edhe pse në përgjithësi do të duket e qetë, do të ketë momente melankolike për shkak të Hënës në shenjë. Në mbrëmje gjendja juaj shpirtërore do të përmirësohet.

Luani-Ditë e favorshme për të gjitha çiftet. Partneri/ja do t’ju dashurojë me pasion dhe do t’ju surprizojë kur nuk do e prisni. Në lidhje me financat, gjendja e të ardhurave do të fillojë të normalizohet ndjeshëm.

Virgjëresha- Ju që jeni në një lidhje, mos i nxirrni partnerit/es inatet e vjetra sepse do të vuani më shumë vetë. Merrini gjërat me qetësi. Financat do të jenë të qëndrueshme.

Peshorja- Ditë shumë e mirë për të gjitha çiftet. Çdo gjë mes jush dhe atij që keni në krah do të ecë sipas parashikimeve. Në lidhje me financat, mundohuni që të jeni të kujdesshëm gjatë gjithë kohës.

Akrepi– Do të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.

Shigjetari- Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju. Është momenti i duhur për të shpalosur idetë tuaja. Një udhëtim i shkurtër do t’ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen e afërt.

Bricjapi- Nëse jeni në një lidhje, gjërat nuk kanë për të ecur shumë mirë sot. Do të grindeni edhe për gjërat më të vogla. Me financat gjithçka do të jetë perfekte.

Ujori- Nëse keni pasur probleme në jetën tuaj në çift, sot është koha e duhur për t’i zgjidhur. Bëjeni ju hapin e parë dhe nuk keni për t’u penduar. Me financat gjërat do të ecin më së miri nëse dini te tregoheni sa më të arsyeshëm.

Peshqit- Ditë romantike do të jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Emocionet që do të përjetoni do të jenë të paimagjinueshme. Në lidhje me financat, do të dini si të menaxhoni të ardhurat. /tvklan.al