Dashi-Në vend që të futeni në mendime negative, përqendrohuni në atë që Universi po ofron për ju. Duhet të ketë një ekuilibër mes asaj që jep dhe asaj që merr. Nuk ka kohë për marrëdhënie të njëanshme në vitin 2024. Ju jeni prioriteti.

Demi-Keni nevojë për qartësi, qoftë në vendin e punës, por edhe në çështjet personale. Të gjitha lidhjet që nuk janë sqaruar, do të kenë nevojë për qartësi. Kjo ditë, është e dobishme për të sqaruar disa gjëra, ndërkohë që do të përballeni me një problem të vogël.

Binjakët-Ditën e sotme do e kaloni në familje, pasi do diskutoni për disa gjëra shumë të rëndësishme që i keni lënë pezull më parë. Të dashuruarit do të kalojnë momente të bukura. Edhe për beqarët ka lajme të mira.

Gaforrja-Dita e sotme edhe pse në përgjithësi do të duket e qetë, do të ketë momente melankolike për shkak të Hënës në shenjë. Në mbrëmje gjendja juaj shpirtërore do të përmirësohet.

Luani-Sot do t’i kushtoni shumë vëmendje punës tuaj. Edhe pse mendoni se nuk jeni në vendin e duhur për të shfaqur të gjithë talentin tuaj, gaboheni. Shumë shpejt të gjitha do të shpërblehen. Mos u shqetësoni.

Virgjëresha-Teksa Marsi zhvendoset në zonën e familjes, sot duhet të jeni të ndërgjegjshëm se mund t’ju vijë një reagim i ashpër nga ata me të cilët keni lidhje të afërt emocionale. Përpiquni që t’i përmbani ndjenjat, pasi nëse reagoni në çdolloj mënyre, gjithçka mund të shkojë keq.

Peshorja-E sotmja për ju do të fillojë në mënyrë absolutisht shumë të shpejtë, dhe kjo nuk do të jetë aspak e mirë për shëndetin tuaj: do të kaloni një dhimbje të madhe koke. Siguritë e tuaja do të dalin se janë kështjella prej rëre.

Akrepi-Sot, kartat ju luten të mendoni: Cilat janë praktikat e përditshme që ju ndihmojnë të qëndroni të përqendruar? Si e gjeni një ekuilibër midis “materiales” dhe “shpirtërores”? Dije se nuk ka një masë të vetme. Jeta është një proces provë-gabim. Ndërsa ndërgjegjja jonë evoluon, po ashtu evoluon edhe mënyra në të cilën ne lundrojmë në realitetin tonë fizik.

Shigjetari-Ndjeni një dëshirë të madhe për t’u çliruar nga tensionet dhe emocionet negative. Marsi dhe Venusi do të kenë ndikim pozitiv, sidomos sa i takon dashurisë. Edhe pse së fundmi keni qenë disi të tërhequr, nuk do e keni të vështirë që të riktheheni sërish protagonistë. Parashikohet nisja e një historie të re.

Bricjapi-Gjysma e parë e ditës do të për t’u harruar. Do të përballeni me shumë probleme dhe nuk do jeni të qetë. Por në mbrëmje do të jeni më të qetë dhe mund të zhvilloni disa biseda të këndshme në familje.

Ujori-Nëse keni pasur probleme në jetën tuaj në çift, sot është koha e duhur për t’i zgjidhur. Bëjeni ju hapin e parë dhe nuk keni për t’u penduar. Me financat gjërat do të ecin më së miri nëse dini te tregoheni sa më të arsyeshëm.

Peshqit-Kjo e premte do të jetë shumë produktive. Energjia dhe entuziazmi do të jenë me ju përgjatë gjithë ditës për të arritur të gjitha qëllimet tuaja.  Takimet me eprorët do të japin rezultatet e pritshme./tvklan.al