Dashi – Pozicioni aspak favorizues i Saturnit, do të jetë sërish i pranishëm deri në ditët e fundit të këtij muaji. Përgjegjësia në punë do të rritet. Nuk do të jetë një ditë e qetë kjo e sotmja.

Demi – Hëna në shenjën e peshqve ju fut në rrugën e duhur përsa i përket ndjenjave. Ngrohtësia dhe bujaria juaj nuk do të mbeten pa u vënë re, madje do të prekin dhe dikë për të cilin jeni mjaft të interesuar.

Binjakët – Mundohuni të mos shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar deri më sot. Mos ua vini veshin të tjerëve. Në planin financiar situata do të mbetet e mirë.

Gaforrja – Sot do të jeni shumë të ëmbël dhe të dashur me të gjithë njerëzit. Do të jetë një ditë e bukur, ku do të jeni të rrethuar nga njerëzit tuaj më të dashur. Mbrëmja do të jetë e mrekullueshme.

Luani – Urani do të sigurojë një ditë të qetë nga ana e ndjenjave për ata që janë në një lidhje. Do të jeni shumë të ëmbël me njëri-tjetrin. Sa i përket financave, do e keni të vështirë t’i menaxhoni të ardhurat që keni dhe gjendja do të mbetet e paqëndrueshme.

Virgjëresha – Jeta juaj në çift do të jetë e mbushur me peripeci. Nëse prej kohësh situata ka qenë e vështirë, mund të arrini edhe në ndarje. Në planin financiar keni për të qenë me shumë fat dhe situata do të përmirësohet tej mase.

Peshorja – Ditë e mbushur me harmoni për ata që janë në një lidhje. Debatet e dikurshme do të marrin fund njëherë e përgjithmonë. Nëse me financat tregoheni më të organizuar, gjendja do të mbetet e kënaqshme.

Akrepi – Pas disa ditëve të tensionuara, do t’ju rikthehet sërish buzëqeshja. Keni shumë dëshirë të bisedoni me njerëzit dhe t’i dëgjoni me vëmendje.

Shigjetari – Ata që janë në një lidhje do të mundohen gjatë gjithë ditës për të ruajtur një marrëdhënie sa më të ngrohtë në çift. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse situata nuk do të jetë aq e qëndrueshme.

Bricjapi – Ditë me debate ka për të qenë kjo e sotmja për të ata që janë në një lidhje. Asnjëri nga ju nuk do të bëjë lëshimin më të vogël. Në planin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm.

Ujori – Ditë e zakonshme ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do të keni asnjë lloj problemi me partnerin. Në planin financiar çdo gjë do ju ecë për mrekulli.

Peshqit  – Klima yjore do të ngrohet tej mase sot për ju që jeni në një lidhje. Do të surprizoni njëri-tjetrin dhe emocionet do të jenë më të forta. Sa i përket buxhetit, gjendja do të jetë e stabilizuar dhe mund të bëni ndonjë shpenzim. /tvklan.al