Dashi- Kjo e hënë do të fillojë me një entuziazëm falë Hënës në favor me ju dhe që në mëngjes do të keni humor të mirë. Do të jeni të gatshëm për të sqaruar keqkuptimet e vjetra dhe do të jeni në harmoni të plotë me partnerin. Kjo do të jetë një ditë e lumtur, ideale për të ndjekur interesat tuaja ose për relaksim.

Demi– Sot do të jetë një ditë e mrekullueshme për ju. Do të arrini disa nga synimet tuaja, kjo falë edhe zgjuarsisë tuaj. Sa më i informuar të jeni, aq më të përgatitur do të jeni për vendimet që do ndërmerrni.

Binjakët– Nëse po prisni kthimin e një dashurie nesër është dita juaj më me fat për t’u festuar. Jeta në çift do të jetë me ulje e ngritje. Mos u nxitoni për të mbyllur disa punë.

Gaforrja– Truri juaj ka shumë informacion për të përpunuar sot. Keni kohë që dëshironi të blini pajisje elektroshtëpiake të reja. Ky është momenti i duhur për të bërë këto blerje.

Luani– Nën mbulesën e Diellit dhe Hënës, sot do të kaloni një ditë plot tension. Megjithatë një drekë me miqtë apo vajta në kinema do të sjellë një atmosferë të lumtur edhe pse shqetësimi për disa llogari të vogla do ju ndjekë nga pas. Financat tuaja paraqiten pak delikate dhe kjo më tepër se kohët e fundit e keni ekzagjeruar me blerjet.

Virgjëresha– Do të ngrini me energji të reja që do t’ju ndihmojë për të përmbushur gjithçka duhet të bëni. Energjia planetare është në anën tuaj.

Peshorja– Sot është momenti që të flisni dhe të dëgjoheni nga të tjerët. Ndoshta askush nuk e ka dëgjuar pikëpamjen tuaj për një kohë të gjatë. Vetëm se të tjerët nuk ju kërkojnë mendim, nuk do të thotë se nuk është i vlefshëm. Ndërkohë, ju keni një aftësi të mirë për të bindur të tjerët.

Akrepi- Jupiteri dhe Marsi në anën tuaj, do e bëjnë këtë të hënë mjaft të këndshme dhe do ju përqëndrojë te pasionet tuaja. Yjet parashikojnë se Hëna në mbrëmje ju inkurajon për disa takime stimuluese. Ballafaqimi me një fytyrë miqësore do t’ju ndihmojë në zgjidhjen e disa dyshimeve.

Shigjetari- Në dashuri duhet të përmirësoni situatën dhe të zgjidhni disa probleme të komplikuara. Përmirësim do të ketë edhe në punë, ku do të përballeni me mundësi të reja.

Bricjapi– Prej kohësh po prisni për disa përgjigje që në fakt “i keni para syve”. Do të jeni në kontakt me njerëz që kishit kohë pa i takuar. Sot do të jenë produkti në disa situata të caktuara. Jini sa më shumë spontan.

Ujori– Yjet parashikojnë se sot për ju do të ketë shumë ide dhe mendime për të zënë mendjen. Diskutoni me miqtë për projektet tuaja sepse idetë e tyre do të jenë të dobishme. Disa këshilla të vlefshme mund t’ju ndihmojë për të arritur qëllimin tuaj.

Peshqit– Jeni shumë i mbushur me emocione dhe ka shumë mundësi që sot “të shpërtheni” si vullkan. Mos jini të ndrojtur për të çliruar këto emocione. Duhet të jeni komunikues më të tjerët.  /tvklan.al