Dashi-Ka shumë energji rreth jush. Kjo mund të ndikojë në lidhjen dashurore. Do të keni mundësinë që të dy të eksploroni ndjenjat në një mënyrë që është e sigurt për ju.

Demi-Radhitja aktuale e planeteve ju inkurajon që të zgjidhni një person që të jetë partneri/ja në të ardhmen. Do të zgjidhni mes shumë mundësive. Megjithëse nuk do t’i njihni të gjitha këto raste, do të kuptoni se një person është shumë i veçantë.

Binjakët-Keni nevojë për një qëllim në mënyrë që të lejoni ndjenjat që të dalin në sipërfaqe. Radhitja e planeteve ju jep sot këtë mundësi për të cilën shpresonit.

Gaforrja-Keni për t’i thënë diçka të rëndësishme partnerit/es, por po vrisni mendjen nëse doni të flisni pasi e dini që ato  fjalë kanë shumë kuptim. Keni frikë se do të keqkuptoheni prandaj nuk do ta hapni gojën. Duhet që të përshtateni me situata të tilla.

Luani-Të gjitha veprat ia dedikoni një personi special. Radhitja e planeteve tregon se ju keni arritur në një nivel të caktuar në marrëdhënien në çift dhe doni ta çoni edhe më thellë.

Virgjëresha-Do të njihni dikë, për të cilin ia vlejnë të gjitha përpjekjet. Por pavarësisht kësaj, ju po merrni një drejtim tjetër. Duhet ta nisni me ngadalë dhe të njihni-njëri-tjetrin.

Peshorja-Yjet parashikojnë që edhe nëse njihni dikë, do të shkoni shumë mirë bashkë. Në këtë fazë mund të jetë më shumë si shoqëri. Megjithatë ju e dini që lidhjet më të mira fillojnë nga zeroja dhe dashuria rritet me kalimin e kohës.

Akrepi-Dita do të kalojë në harmoni të plotë. Në këtë mënyrë kjo gjë do të ndikojë në uljen e çdo tensioni. Përdoreni këtë mundësi për t’i treguar të dashurit/ës se dini të bëni gjëra praktike nga thellësia e zemrës.

Shigjetari-Radhitja e planeteve ju jep ndjenjën e sigurisë për të cilën shpresonit prej kohësh. Do të kuptoni që personi me të cilin jeni lidhur nuk do të heq dorë lehtë me vështirësinë e parë që del përpara.

Bricjapi-Mund të mos jetë dita më e mirë, por sa i përket aspektit të dashurisë mund të jetë shumë përfituese. Vjen një moment, kur është shumë e rëndësishme që të mendojmë avantazhet dhe disavantazhet kur nisim një marrëdhënie të re.

Ujori-Nuk jeni naivë dhe nuk keni për të injoruar statusin financiar të personit me të cilin do të bini në dashuri. Ju mendoni se keni nevojë për para për të jetuar dhe se marrëdhënia më e mirë mund të vuajë nga mungesa e saj.

Peshqit-Sot do të realizoni një ëndërr. Nëse jeni me fat do të kaloni momente të mrekullueshme me partnerin/en. Prandaj duhet të siguroni që të bëni një atmosferë sa më të ngrohtë për të./tvklan.al