Dashi- Do të dëgjoni një lajm të mirë për sa i përket punës suaj. Ata që kërkojnë suksesin duhet të jenë shumë të përqendruar dhe të veprojnë me intuitë.  Beqarët mund të gjejnë dashurinë e jetës.

Demi- Planet tuaja për ndryshimin e punës mund të vihen në zbatim sot, por duhet të mendoheni gjatë për këtë vendim. Gjërat do të jenë në kontrollin tuaj dhe me këshillën e miqve gjithmonë do shkojnë mirë.

Binjakët- Sot do të kryeni një udhëtim të shkurtër dhe do të kënaqeni shumë. Mund të merrni një shpërblim për një ide tuajën e cila është vënë në zbatim. Problemi në familjen tuaj do të marrë fund.  

Gaforrja- Një ditë e mirë do të jetë kjo e premte për ju. Të ardhurat tuaja do të rriten shumë shpejt, pasi projektet tuaja do të shkojnë shumë mirë. Duhet të keni shumë kujdes në punë, pasi mund të sulmoheni.

Luani- Një ditë e bukur do të jetë kjo e premte për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Në punë gjërat do të shkojnë, por duhet të tregoni kujdes pasi do të bëni një zgjedhje shumë të vështirë.

Virgjëresha- Problemi shëndetësor që u ka munduar disa ditë më parë do të rishfaqet sërish. Duhet të tregoheni të matur dhe të merrni vendimet e duhura. Në mbrëmje do të merrni një lajm të mirë.

Peshorja– Do të merrni një lajm shumë të mirë sot. Gjatë gjithë ditës do të jeni të lumtur dhe në punë do të keni një surprizë që do t’iu gëzojë shumë. Të dashuruarit do të kalojnë çaste të lumtura.

Akrepi- E gjithë familja do të jetë në krahun tuaj sot dhe do t’iu mbështesin për vendimin e rëndësishëm që duhet të merrni. Në punë do të jeni shumë i ngarkuar dhe do të ndiheni të lodhur.

Shigjetari- Sot do të jeni shumë të lumtur dhe do të jeni në gjendje që me intuitë të merrni disa vendime të duhura. Nëse po planifikoni të bëni një udhëtim të shkurtër, kjo është disa e duhur që mund të merrni vendimin përfundimtar.

Bricjapi- Do të jeni nervoz sot dhe të paduruar. Në punë nuk do të jeni të përqendruar fare dhe mund të merrni një paralajmërim nga eprorët. Të dashuruarit do të kalojnë momente të bukura. Lajme të mira dhe për beqarët.

Ujori- Do të kaloni disa momente pozitive, pasi Hëna është në favorin tuaj. Në jetën tuaj profesionale do të keni disa probleme, por që nëse tregoni të zgjuar mund të gjeni sërish suksesin.

Peshqit- Një ditë e bukur do të jetë kjo e premte për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Po planifikoni që të investoni për të ardhmen tuaj, por jo të gjitha ëndrrat mund të realizohen. Prisni një lajm të mirë./tvklan.al