Dashi-Nëse keni çështje për të sqaruar këto ditë lidhur me partnerin/en, duhet të dini se karakteri do t’ju bëjë shumë punë. Ka gjasa që t’ju duhet të përfundoni një projekt shumë të rëndësishëm pa ndihmën e askujt. Ndërsa jashtë pune do të kaloni një ditë shumë të këndshme. Do të merrni një lajm të mirë nga njeriu juaj i zemrës.

Demi-Dita mund t’iu nisë çuditshëm, por kjo nuk duhet t’iu ndalë. Do të jeni të fokusuar në një çështje të rëndësishme për jetën tuaj, ndërsa gjithçka tjetër do ta lini jashtë vëmendjes. Mund të krijoni një lidhje të re romantike. Megjithatë nëse duhet të përfundoni patjetër diçka në punë, merreni seriozisht atë.

Binjakët-Më në fund do të kuptoni se cila do të jetë rrjedha e punëve tuaja, ku do t’iu çojnë dhe çfarë mund të bëni më pas. Ditë e trazuar për ata që janë në një lidhje. Nuk do të bini dakord për shumë gjëra me partnerin dhe kjo do të sjellë debate herë pas here. Financat do të jenë të mira.

Gaforrja-Planetët do t’ju mbështesin gjatë gjithë kohës dhe jeta në çift do të jetë entuziaste. Nëse po kërkoni të largoni pak mënjanë rutinën që ju ka pushtuar gjatë këtyre ditëve në jetën tuaj në çift organizoni diçka me partnerin/en. Në aspektin financiar mund të keni një krizë të vogël.

Luani-Dita e qetë, që do të kalojë shpejt. Të dashuruarit nuk duhet të qahen gjatë kësaj dite. Partneri do t’iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme në mënyrë që të ndiheni edhe më mirë. Financat duhen menaxhuar me shumë kujdes për të mos pasur probleme.

Virgjëresha-Nëse vërtet nuk do të doni të merrni përgjegjësitë që ju takojnë, atëherë më parë duhet të konsultoheni. Lidhja juaj do të kalojë një ditë të mbushur me debate. Mos kërkoni me ngulm që partneri juaj të bëjë gjithmonë atë që ju doni sepse kjo nuk ju çon askund. Asnjë problem me financat.

Peshorja-Për të sotmen duhet të informoheni dhe të jeni thuajse të sigurt se gjithçka do të shkojë mirë. Atmosfera në çift gjatë kësaj dite do të varet nga sjellja që ju keni pasur kohët e fundit me partnerin. Në planin financiar mos kërkoni që të pasuroheni menjëherë sepse do të bëni gabime.

Akrepi-Mbase keni humbur shumë nga koha që keni kaluar pas ëndrrave të munguara. Jeta juaj në çift do të mbrohet ditën e sotme nga Venusi dhe çdo gjë do të shkojë mirë mes jush dhe të dashurit tuaj të zemrës. Financat do të jenë të mira, do të shpenzoni aq sa doni dhe situata do të jetë e qëndrueshme.

Shigjetari-Tani duhet t’i jepni dorën të shkuarës! Do ta keni të thjeshtë të flisni për gjithçka me personin që keni në krah dhe do t’i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur. Në planin financiar do të bëni investimet e nevojshme dhe shumë shpejt ky sektor do jetë më i mirë se tani.

Bricjapi-Dyshimet tuaja sot mund të zbehen papritur. Ka rrezik që çështjet financiare të sjellin debate të forta në çift. Mendoni të mos i përzieni shumë ato nëse doni të jeni më të qetë. Në planin financiar duhet të bëni çmos që të dilni nga situata e vështirë ku jeni futur.

Ujori-Ndoshta nuk është në natyrën tuaj të ndiqni turmën, por sot do t’iu duhet të fokusoheni tek punët tuaja. Ka gjasa të bëni disa ndryshime në mënyrën tuaj të jetesës. Përpiquni të gjeni edhe pak kohë për veten, mbi të gjitha për të mos lexuar apo përkthyer aktivitetet që ju dëshironi.

Peshqit-Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje jetës tuaj në çift dhe t’ia shprehni ndjenjat partnerit. Vetëm në këtë mënyrë do ta kuptoni se çfarë ndjeni në të vërtetë për të. Në planin financiar mos ëndërroni të bëni shpenzime marramendëse sepse do të keni vështirësi më pas./tvklan.al