Dashi-Instiktivisht e dini fare mirë se çfarë duhet bërë dhe nuk do të hezitoni për ta bërë. Një ndër vlerat më të çmuara që ka shenja juaj është vetëbesimi. Kjo bën që të mos shqetësoheni në asnjë moment nëse të tjerët ju thonë që po bëni gabim.

Demi-Ndonëse mund të jeni të varur nga dikush nga e shkuara, sot nuk do të keni nevojë për ndihmën e tyre. Duket sikur e kanë të ngulitur në mendje që mund të ndërhyjnë në punët tuaja sa herë u teket, por në të vërtetë nuk është kështu. Mos e harroni këtë.

Binjakët-Doni t’i tregoni të tjerëve se jeni të gjendje për të realizuar gjithçka, por bëni kujdes, mos merrni përsipër më shumë nga ç’mund të përballoni. Të gjithë kanë limitet e tyre, ndaj sigurohuni që t’i dini ato.

Gaforrja-Nuk ka rëndësi sa gjëra të këqija mund të kenë ndodhur në të shkuarën, ditët në vijim ju presin vetëm gjëra të mira. Sonte dhe gjatë fundjavës dilni, argëtohuni.

Luani-Diçka që duket se e keni neglizhuar gjatë javëve të fundit do të bëhet papritur e rëndësishme. Megjithatë mos prisni që të tjerët të jenë të gatshëm për t’u bërë pjesë, sidomos nëse i keni zhgënjyer në të shkuarën. Ka disa gjëra që duhet të rregulloni.

Virgjëresha-Do të ndiheni të relaksuar sot për jetën në përgjithësi, por mbi të gjitha për çështje të zemrës. Megjithatë mos u relaksoni më shumë seç duhet, dilni argëtohuni.

Peshorja-Sot do të merrni një lajm të mirë. Bëni kujdes që të mos i merrni gjërat më seriozisht seç duhet, përfshirë veten tuaj. Duhet të tregoheni gjithnjë të matur kur vjen puna për t’u përballur me ndodhi si pozitive, ashtu edhe negative.

Akrepi-Ndonjëherë nxitoni nëpër situata pa e menduar më parë se mund t’ju kushtojë ky veprim. Megjithatë kohët e fundit duket se pasojat e një sjelljeje të tillë ju kanë bërë disi më të kujdesshëm dhe kjo është padyshim diçka e mirë.

Shigjetari-Përse shqetësoheni për gjëra që mund të mos ndodhin kurrë? Shiheni botën me ngjyra dhe shijojini ditët e fundjavës. Mendoni përpara se të veproni, por kur të veproni bëjeni me bindjen se është ajo që duhet.

Bricjapi-Të tjerët mund të mos bien dakord me atë që po bëni, por a duhet t’ju interesojë? Mos kini frikë të provoni diçka të re këtë fundjavë, sidomos nëse bëhet fjalë për gjëra interesante.

Ujori-Zakonisht ia dilni shumë mirë me fjalët, megjithatë ndonjëherë zgjidhni një fjalë me qëllim që të shkaktoni një reagim të caktuar. Bëni kujdes, sepse një veprim i tillë mund të rezultojë i rrezikshëm këtë fundjavë.

Peshqit-Keni shumë punë për të përfunduar 48 orët e ardhshme dhe nuk keni kohë që të rrini, siç do të kërkojnë t’ju bindin ata që ju rrethojnë. Ka momente që duhet të mendoni për veten dhe interesat tuaja, e jo ato të të tjerëve.

/tvklan.al