Horoskopi 26 Tetor 2019

Posta

Horoskopi 26 Tetor 2019

09:09 26/10/2019

Dashi – Ato që do të ndodhin në punën tuaj këtë fundjavë mund të jetë vërtetë sfiduese, por ju keni aftësitë dhe vetëbesimin për ta kaluar këtë sfidë.

Demi – Duhet të jeni i vendosur dhe këmbëngulës këtë fundjavë, por në krahun tjetër duhet të tregoni edhe përgjegjshmëri për barrën që kanë ata rreth jush.

Binjakët – Njerëz të caktuar besojnë se ju nuk e dini se çfarë po bëni, dhe nuk e kanë krejtësisht gabim. Sipas planetëve, ju keni kafshuar më shumë nga sa mund të përtypni.

Gaforrja – Javët e fundit duket sikur sa më shumë e keni shtyrë veten, aq më pak progres keni bërë. Por me rritjen e ndikimit të diellit në shenjën tuaj kjo nuk do të jetë më një problem.

Luani – Duhet të vendosni më shumë me tru sesa me zemër. Fakti që diçka ju bën të ndiheni mirë për momentin nuk do të thotë se do të jetë diçka e mirë për ju në afatin e gjatë.

Virgjëresha – Sa më shumë që shfaqni durim me njerëzit që nuk mendojnë apo veprojnë aq shpejt sa ju, aq më shumë të mira d ju vijnë. Dikush me të cilin do të silleni mirë sot, do të sillet mirë me ju javët e ardhshme.

Peshorja – Duhet të shpëtoni nga ato ndjenja keqardhje që ju kanë ngarkuar gjithë këto kohë. Ajo që ka kaluar ka kaluar, dhe nuk mund të zhbëhet. Nesër lind një ditë e re, më e mirë.

Akrepi  – Me diellin që lëviz drejt shenjës suaj, ndryshimet do të vijnë shpejt dhe shumica e tyre do të jenë në favorin tuaj. Edhe fati i mirë duhet të fitohet, si çdo gjë tjetër në këtë botë.

Shigjetari – Në 48 orët e ardhshme do të kuptoni se keni dobësi të veçanta. Vetëm më pas do të gjeni rrugët për të bërë rregullimet e duhura. Askush nuk pret që ti të jesh perfekt.

Bricjapi – Ndjeni se diçka e mirë do të ndodhë, por nëse arrini ta nuhasni siç duhet, do të kuptoni se jo të gjithë duan që ju ta keni atë gjë. Evitoni njerëzit negativë.

Ujori – Pa marrë parasysh vështirësitë që po kaloni, ju do të mbijetoni. Ndodhitë e kësaj jave do të jenë sfida të mëdha, por edhe do të rivendosin buzëqeshjen në fytyrën tuaj.

Peshqit – Fokusohuni në diçka që ju kënaq këtë javë, diçka që t’ju bëjë të harroni të gjitha shqetësimet e botës. Me rritjen e ndikimit të diellit, ju mund dhe duhet të kultivoni pikëpamje më pozitive. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi