Dashi- Sot do të jeni viktimë e mendimeve negative, do jeni arrogantë dhe do merrni vendime të vështira. Do keni nevojë që të merrni këshilla nga të tjerët, ndaj duhet t’i dëgjoni ata.

Demi- Dita e sotme është me fat për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Do arrini që të merrni disa para që i prisnit për një kohë të gjatë. Beqarët do mund të arrijnë që të gjejnë dashurinë e jetës.

Binjakët- Kriza e javës së kaluar mbaron sot, fati do jenë në anën tuaj. Do filloni projektet që i kishit lënë pezull më herët dhe do arrini që të keni fitime në biznesin tuaj.

Gaforrja- Sot nuk është një ditë e mirë, do ndiheni të lodhur dhe do keni probleme shëndetësore. Duhet të keni kujdes, pasi takimet që keni lënë për sot mund të shtyhen për shkakun tuaj.

Luani- Hëna është në favorin tuaj sot, mund të arrini që të bëni plane për biznesin tuaj dhe do arrini që të zbatoni të gjitha planet. Sot do arrini që të rikuperoni paratë që i kishit humbur më herët.

Virgjëresha- Do arrini që të jeni superior ndaj kundërshtarëve tuaj dhetë gjitha vendimet për çështje ligjore do jenë në favorin tuaj. Një ditë e mirë do jetë dhe për beqarët, pasi do arrijnë të gjejnë dashurinë.

Peshorja- Sot të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje do jenë të lumtur. Do arrini që të keni një kreativitet dhe do përmirësoni jetën tuaj. Nëse keni në plan që të bëni investime, duhet t’i finalizoni sa më shpejt.

Akrepi- Një ditë e mirë mund të konsiderohet kjo e hënë për ju, pasi do arrini që të gjeni paqe shpirtërore. Kujdes me financat, pasi mund të përballeni me humbje të mëdha. Por do arrini që të zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur më herët.

Shigjetari- Këtë të hënë do të jeni të sjellshëm me njerëzit përreth jush. Shumë probleme mund të zgjidhen dhe do arrini që të keni një kontroll të mirë të financave.

Bricjapi- Duhet që të keni kujdes dhe të arrini që të kontrolloni situatat që do përballeni sot. Do bëni disa shpenzime që nuk do i keni me qejf, por do jeni të detyruar nga personat që u rrethojnë.

Ujori- Sot është një ditë e mirë për ju. Mund të shijoni punën tuaj, por qëndrimi në shtëpi mund të jetë një zgjidhje e mirë gjithashtu. Të dashuruarit duhet të shmangin diskutimet.

Peshqit- Duhet të keni shumë kujdes sot, kontrolloni veten pasi mund të keni pasoja. Mbani sytë hapur gjatë gjithë kohës, pasi mund të jeni viktimë e një komploti./tvklan.al