Dashi-Kjo ditë ka për të qenë shumë e lodhshme për ju. Megjithatë do të jeni në gjendje të mbaroni disa punë, që i keni lënë pas dore prej disa kohësh. Kjo do të impresionojë eprorët. Partneri/ja do të bëjë diçka që do t’iu rrisë besimin tek lidhja juaj. Do të kaloni kohë të bukur me dashurinë e jetës.

Demi-Jeni të pamposhtur sot. Ata që ju kundërshtojnë do të jeni në gjendje t’i mposhtni lehtë. Sot është dita për të përfunduar punët që i keni nisur prej kohësh. Sot do të vendosni nëse ia vlen të rrini në një lidhje apo jo.

Binjakët-Duhet të keni shumë besim tek instinktet. Edhe nëse dikush rreth jush nuk ju mbështet duhet të ndiqni rrugën tuaj. Do të jetë vendim i vështirë për t’u marrë, por i duhuri ama. Në dashuri mund të ndiheni paksa të zhgënjyer. Keni dalë me shumë njerëz të gjinisë së kundërt, por prapë nuk keni gjetur personin e duhur.

Gaforrja-Sot do të jeni plot energji pozitive. Megjithatë këshillat që jepni nuk do të mirëpriten nga të gjithë. Njerëzit shqetësohen pasi i keqinterpretojnë qëllimet tuaja. Jeni pasionantë dhe romantikë. E dashuroni shumë partnerin/en, por sot është dita e duhur për t’i lënë pak hapësirë njëri-tjetrit.

Luani-Sot mund të jeni të paqëndrueshëm sa i përket emocioneve dhe financave. Por çdo gjë mund të rregullohet nëse distancoheni nga njerëzit të cilët qëndrojnë me ju vetëm për interes.

Virgjëresha-Do të takoni njerëz që i dinë veset tuaja, por nuk i pranojnë ato. Mos u shqetësoni. Qëndroni larg këtyre njerëzve. Në vend të kësaj bashkëpunoni me njerëz të mirë, të cilët i keni njohur gjatë viteve.

Peshorja-Do të jeni shumë seriozë. Sot do të kërkojnë vëmendje çështjet praktike. Jeni plot optimizëm dhe besim se do t’i kaloni të gjitha vështirësitë. Dikush pranë jush do të shqetësohet rreth qëllimeve tuaja, por merrni pa kohë që t’ia shpjegoni mirë për çfarë bëhet fjalë.

Akrepi-Një energji e re do të fillojë të punojë në jetët tuaja. Do të kuptoni papritur se balancimi mes çështjeve të familjes dhe karrierës është bërë shumë e lehtë. Do të zhduken të gjitha hezitimet që keni dhe dita e sotme do të bazohet në një nivel shumë të lartë vetëbesimi.

Shigjetari-Duhet t’i nisni nga e para disa gjëra. Gabimet fshihen që në rrënjë të ngjarjeve. Për këtë shkak edhe reputacioni juaj ka vuajtur pak. Duhet të jeni të rezervuar dhe të kujdesshëm në qasjen tuaj që njerëzit të mos përpiqen të jenë pengesë.

Bricjapi-Bëni kujdes nga veprimet dhe lëvizjet sot. Mund të lëndoheni. Më mirë qëndroni në punën tuaj. Shkoni në kinema ose bëni diçka tjetër argëtuese.

Ujori-Humorin do ta keni edhe të gëzueshëm edhe dramatik sot. Megjithatë do të tërhiqeni pas gjërave të bukura. Të gjitha veprimet që bëni ndiqen nga nja prekje estetike e juaja.

Peshqit-Fati iu ka buzëqeshur sa i përket financave. Të ardhurat janë rritur mjaftueshëm. Është koha e duhur për të frenuar shpenzimet. Diçka mund t’i ndodhë një personi pranë familjes, çka do t’iu shqetësojë. /tvklan.al