Dashi

Ju nuk besoni t’i bëni gjërat me gjysmë zemre, dhe sigurisht që nuk besoni në mediokritet. Ju keni një mënyrë për të derdhur zemrën dhe shpirtin tuaj në krijimet tuaja dhe kjo është ajo që ju bën të fortë.
Megjithatë, një paralajmërim: jo të gjithë rreth jush funksionojnë në të njëjtën frekuencë. Merrni një moment për të vlerësuar se çfarë po merrni nga situata/bashkëpunimi i caktuar. Gjetja e një ekuilibri midis dhënies dhe marrjes është kryesorja.

Demi

Trupi juaj është një tempull, Demi. Meditoni dhe ushqehuni shëndetshëm. Mos mbani dietë këtë periudhë.

Binjakët

Tani nuk është koha për t’ia lënë gjithçka rastësisë, Binjakë. Kjo është koha për t’u përfshirë në biseda të rëndësishme rreth parave, pronës, aseteve dhe llojit të jetës që dëshironi të krijoni së bashku. Mos harroni, partneri juaj nuk mund të paguajë faturat tuaja. Bëni një bisedë konstruktive me veten.

Gaforre

Gjërat kanë qenë mjaft të turbullta kohët e fundit. Ndiheni sikur jeni në mes të një stuhie dhe se nuk ka rrugëdalje. Bëjini vetes një nder dhe merrni frymë. Shkoni për vrap ose regjistrohuni për joga. Janë mëse të rekomandueshme në këtë moment.

Luani

Kjo është koha për të rishikuar ditarin tuaj të manifestimeve dhe bordin tuaj të vizionit. Kjo është koha për të kujtuar pse keni ardhur në këtë planet dhe të bëni një hap të guximshëm drejt qëllimeve tuaja të mëdha. Vetëm një kujtesë: sezoni retrograd është zyrtarisht pas nesh. Ju keni të gjithë mbështetjen kozmike të nevojshme për të çuar planet tuaja.

Virgjëresha

Bollëk dhe sukses! Këto të dyja do ju shoqërojnë në këtë periudhë. Mos harroni të ndani gjërat e mira që merrni nga Universi me njerëzit pranë jush. Bujaria juaj do të shpërblehet.

Peshorja

Boll i menduat gjërat! Shijoni emocionet dhe ndiqni intuitën tuaj të brendshme pa menduar shumë, ka momente kur askush nuk e di se çfarë po bën. Megjithatë e rëndësishme është t’u falim dashuri njerëzve pranë nesh. Nëse keni një partner do të përjetoni momente pasionante.

Akrepi
Gjërat kanë rrjedhur shpejt këto kohë për ju. Merrni një moment për t’u ulur dhe qetësuar. Mendoni çfarë keni kaluar, sfidat. Kthejeni dhimbjen tuaj në fuqi.

Shigjetari

Asgjë nuk forcohet! Mos i jepni vetes pikëllim duke menduar se nëse ti do bëje diçka ndryshe, gjërat do të funksiononin. Ecni përpara.

Bricjap

E kuptojmë, Bricjap! Gjithçka duket e turbullt dhe ju jeni në një rrëmujë nga e cila nuk mund të dilni. Ky moment është pak i vështirë por do kalojë, do përjetoni gjëra që as nuk i kishit imagjinuar.

Ujori

Pengesa më e madhe mes jush dhe jetës që aspironi të krijoni është nevoja për përsosmëri. Paralajmërim: përsosmëria është një iluzion. Fokusohuni tek argëtimi, mjaft e munduat veten.

Peshqit

Ju jeni magjik, Peshqit. Ju jeni Universi në lëvizje dhe të gjitha mjetet që ju nevojiten për të krijuar jetën tuaj më të mirë janë tashmë brenda jush. E tëra çfarë ju duhet të bëni është ta mbani mend atë./tvklan.al