Dashi- Veproni sipas instikteve tuaja dhe nuk do të gaboni. Do të jetë gati e pamundur që planet e realizuara për sot të prishen.

Demi–Hëna ju bën veçanërisht të komunikueshëm duke ju nxjerrë në pah disa nga anët tuaja të mira të karakterit. Keqkuptimet që keni pasur me partnerin apo kolegët do të zgjidhen në sajë të gatishmërisë tuaj për dialog dhe diskutim.

Binjakët– Horoskopi parashikon një ditë pozitive, sidomos sot kur ju do të dukeni më tërheqëse se zakonisht. Besimi dhe vendosmëria do të bëjnë që të rivlerësoni çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura.

Gaforrja– Duhet të mësoni të kontrolloni emocionet dhe të ndërmerrni veprime praktike. Mos bëni veprime të nxituara, por së pari mendoni.

Luani– Me Diellin, Mërkurin dhe Uranin favorizues ju ndiheni më aktiv e vital në menaxhimin për të kryer një numër të angazhimeve. Në mbrëmje partnerët do të kërkojnë vëmendjen tuaj që kohët e fundit ju ja keni mohuar atë për shkak të angazhimeve tuaja të ngjeshura.

Virgjëresha– Sot është një ditë pozitive për ju. Besojini vetes dhe instikteve tuaja. Shpesh ju jepni këshilla të përsosura për të gjithë përveç vetes. Flisni dhe pyesni të tjerë për këshillat që ju duhen. Por mos hezitoni të kërkoni ndihmë.

Peshorja– Hëna dhe Urani së bashku do të prishin planet tuaja, ndërsa tensioni dhe nervozizmi do të provokojnë durimin tuaj, por në qoftë se ju përpiqeni të jeni pozitiv, mund të gjeni një zgjidhje alternative.

Akrepi- Sot do të jetë një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje, ndonëse ndonjë pengesë e vogël e shkaktuar nga Marsi i vrullshëm mund të sjellë pak pështjellim në mendjen tuaj.

Shigjetari – Duke vepruar me kokën tuaj nuk do ta keni të lehtë t’i jepni zgjidhje konflikteve, prandaj duhet të ulni tonet e zërit dhe të tregoheni më të durueshëm, kështu dita mund të mbyllet e qetë.

Bricjapi– Sot do të angazhoheni në biseda dhe debate. Do të përfitoni dhe mësoni shumë prej tyre. Ju i shikoni dy anët e medaljes, por kjo mund të çojë në pavendosmëri për të marrë vendime.

Ujori–Një zhgënjim mund t’ju bëjë të ndiheni keq, megjithatë kjo shërben që nga gabimet të nxirrni mësime për të ardhmen. Jo gjithmonë duhet të ndiqni instinktet tuaja, por bëni mirë të dëgjoni edhe këshillat e njerëzve përreth jush.

Peshqit– Sot do të hasni në kundërshtime të forta. Jini të vëmendshëm dhe shihni sa më shumë interesin tuaj për çështje të caktuara. Diskutoni me të tjerët përpara se të merrni vendime të rëndësishme.  /tvklan.al