Dashi- Sot parashikohet një ditë e mirë me Afërditën që ju ripërtërit forcat dhe me Hënën që ju sjell stimuj në aspektin sentimental. Për të arritur synimet e tjera duhet të konsolidoni pozitat aktuale.

Demi- Ata që janë në një lidhje duhet të tregohen të vëmendshëm dhe kujdesshëm pasi kjo është një periudhë e veçantë. Sa i përket punës, nuk do të merrni atë që mendonit, prandaj rikonsideroni prioritetet tuaja.

Binjakët- Është e nevojshme që ju të ruani qetësinë, pasi dita me një Mars në orbitë të papërshtatshme është stresuese për ju. Sidoqoftë, në raportet ndërpersonale pritet që të keni një marrëdhënie më të mirë.

Gaforrja- Në rrugën tuaj do të përballeni me persona që do të përpiqen t’ju pengojnë, por nuk do t’ja arrijnë sepse keni mbështetjen e shumë yjeve. Bëni kujdes me luhatjet e humorit.

Luani– Do të jetë një ditë shumë e këndshme për ata që janë në një lidhje. Do të ndiheni më të lirë për t’i shprehur ndjenjat dhe do harroni problemet e së shkuarës. Në aspektin financiar, Plutoni do ju shtyjë drejt gabimeve të njëpasnjëshme dhe situata do të përkeqësohet.

Virgjëresha- Jeta në çift do të jetë e qetë gjatë kësaj dite. Do të kuptoheni me partnerin dhe nuk do të debatoni për asgjë. Në lidhje me financat, do të jeni më të kthjellët dhe nuk do të dini sa të shpenzoni.

Peshorja-Do t’i shfaqni hapur ndjenjat partnerit/es dhe do t’i shprehni dashurinë që ndjeni. Nuk do të ketë asnjë debat sot mes jush. Ndërsa në planin financiar duhet të përpiqeni të menaxhoni më mirë të ardhurat.

Akrepi- Pozicioni aktual ku ndodheni është i vështirë, por duket se fati do të anojë sërish nga ana juaj. Tregoni më shumë kujdes dhe mos e mos e teproni me shpenzime të panevojshme.

Shigjetari- Ata që janë në një lidhje do të përjetojnë një ditë të mrekullueshme me partnerin/en në krah. Në lidhje me financat, buxheti nuk do të jetë i qëndrueshëm aq sa duhet kështu që duhet të tregoni kujdes.

Bricjapi-Dashuria është në fazë përmirësimi dhe gjërat do të ecin gjithnjë e më mirë. Edhe takimet e reja do të jenë mjaft pozitive. Në punë, mundohuni që të mos i zmadhoni gjërat.

Ujori- Ata që janë në një lidhje sot do të përjetojnë momente të mrekullueshme. Marrëdhënia në çift do të jetë plot surpriza. Sa i përket buxhetit, do të jetë i qëndrueshëm dhe nuk do të keni probleme.

Peshqit- Nuk duhet të keni asnjë dyshim për ndjenjat e partnerit/es. Do të kuptoni që marrëdhënia juaj në çift është drejt rrugës së duhur dhe do të hidhni më tej. Edhe financat do të jenë të mira dhe do të kenë përmirësime. /tvklan.al