Dashi-Do të jetë një javë e mrekullueshme aventurash. Edhe nëse do të udhëtoni, edhe nëse do të qëndroni në shtëpi, do të argëtoheni pamasë. Megjithatë, bëni kujdes të mos shqetësoni të tjerët pranë jush, pasi mund të rrezikoni të përfshiheni në debate.

Demi-Sigurohuni të kontrolloni buxhetin, në mënyrë që të mos shpenzoni aksidentalisht më shumë seç duhet për aktivitete të ndryshme. Për pjesën më të madhe prej jush, kjo ditë do të kalojë ashtu sikurse e keni planifikuar. Përpiquni të kaloni sa më shumë kohë në natyrë.

Binjakët-Do të kaloni një ditë me emocione të përziera sot. Në mëngjes disa do të nisë keq, por nëse ju tregoheni të zgjuar gjithçka do të kthehet në favorin tuaj. Të dashuruarit do të kalojnë momente të lumtura.

Gaforrja-Në rrugën tuaj do të përballeni me persona që do të përpiqen t’ju pengojnë, por nuk do t’ja arrijnë sepse keni mbështetjen e shumë yjeve. Bëni kujdes me luhatjet e humorit.

Luani-Sot nuk do të jeni në humor, pasi do i riktheheni të kaluarës dhe do mendoni për dashurinë e humbur. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të jetoni të tashmen dhe t’i kushtoni dashuri njerëzve që ju rrethojnë.

Virgjëresha-Qëllimet që mund të duken të paarritshme në të kaluarën, tashmë do të bëhen realitet. Ju meritoni gjithçka për të pasi atë që dëshironi. Keni punuar shumë që kështu edhen suksesi do të jetë i merituar.

Peshorja-Pasion, surpriza, emocione pa mbarim… Dita e sotme do jetë e mrekullueshme për ata që janë në një lidhje. Ata që janë vetëm kanë nevojë për qetësi, nëse duan të realizojnë gjithë sa kanë premtuar. Personat që do të keni përballë, do t’iu kuptojnë menjëherë dhe do ju mbështesin. Financat do jenë të mira megjithatë investimet e mëdha nuk rekomandohen.

Akrepi-Nuk ka qenë e lehtë për t’u marrë me projekte personale kohët e fundit. Sot do të jetë dita kur gjërat do të nisin të marrin një tjetër drejtim. Do t’i shihni gjërat më qartë dhe kjo do të bëjë që të ecni përpara në projekte që i keni lënë mënjanë pasi nuk ishte e lehtë për t’u marrë me to.

Shigjetari-Sot do të jetë një ditë jo me fat për ju. Do të keni shumë probleme me financat për shkak të shpenzimeve të pakontrolluara. Ndërsa për sa i përket çështjes së dashurisë mund të merrni një lajm të mirë.

Bricjapi-Përpiquni të mendoni pozitivisht, në mënyrë që të shmangni konfliktet gjatë ditës. Kaloni më shumë kohë me miqtë e ngushtë dhe familjarët tuaj. Ata që janë në një marrëdhënie, bëjnë mirë t’i tregojnë partnerit a partneres sesi ndihen në lidhje me të.

Ujori-Tregoni shumë kujdes sot. Nëse do t’iu duhet që të merrni vendime të rëndësishme merrni kohë dhe pastaj vendosni. Për sa i përket çështjeve financiare, mund të keni disa probleme të vogla.

Peshqit-Nuk duhet të keni asnjë dyshim për ndjenjat e partnerit/es. Do të kuptoni që marrëdhënia juaj në çift është drejt rrugës së duhur dhe do të hidhni më tej. Edhe financat do të jenë të mira dhe do të kenë përmirësime. /tvklan.al