Dashi- Sot duhet të ndihmoni njerëzit që kanë nevojë për ju. Nëse kryeni një akt bamirësie, do të ndiheni më të lehtësuar dhe do të keni një ditë me shumë fat. Të dashuruarit do të marrin një lajm të mirë.

Demi- Të gjithë ditën e sotme do ta kaloni duke u marrë me veten. Do të shpenzoni shumë para dhe në mbrëmje do të kuptoni që mund të kaloni një krizë të rëndë financiare. Duhet të keni shumë kujdes.

Binjakët- Sot do të jeni shumë të lumtur dhe do të merrni një lajm të mirë. Në punë do të kaloni momente pozitive, ndërsa në mbrëmje do të kërkoni qetësi dhe do të bëni analizë të vetes.

Gaforrja– Gjatë gjithë ditës do të jeni nervoz dhe do të humbni durimin shumë shpejt. Nervozizmi do të shkaktohet për shkak të padrejtësive që u janë bërë dhe ju sot do t’i kuptoni të gjitha.

Luani- Hëna është në favorin tuaj sot, kështu që prisni lajme të mira deri në mbrëmje. Për sa i përket çështjeve financiare gjithçka do të jetë në favorin tuaj dhe do të arrini të keni një balancë mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Virgjëresha– Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të marrë fund. Sot do të jetë një ditë e bukur dhe ju do të merrni një lajm të mirë. Në punë gjërat pritet të shkojnë mirë.

Peshorja- Në punë do të shkojë gjithçka mirë dhe ju mund të merrni një shpërblim. Në mbrëmje do të ndiheni të lodhur dhe do të keni nevojë për qetësi, të cilën nuk do ta gjeni dot.

Akrepi- Në punë gjithçka do të shkojë mirë dhe do të keni të gjithë situatën nën kontroll. Do të bëni dhe një udhëtim të shkurtër, që mund t’iu ndryshojë jetën pasi do të takoni një person shumë të rëndësishëm.

Shigjetari- Një problem shëndetësor do t’iu shqetësojë gjatë gjithë ditës dhe nuk do keni dëshirë për të bërë asgjë. Do të ndiheni të lodhur dhe të frikësuar, por këshillat e mjekut do t’iu qetësojnë.

Bricjapi– Një ditë e bukur do të jetë kjo e shtunë për ju, një lajm i mirë do t’iu lumturojë pa masë. Në punë do të keni fat, pasi do të merrni një shpërblim nga eprorët pasi keni pasur një performancë të kënaqshme.

Ujori- E gjithë dita e sotme do të kalojë duke u marrë me punët në shtëpi dhe do të lodheni shumë. Po ashtu do të keni një diskutim të gjatë me fëmijët tuaj dhe do të arrini që të merrni një vendim me rëndësi.

Peshqit- Një ditë e bukur do të jetë kjo e shtunë për ju. Do të bëni një analizë të vetes suaj dhe do të fitoni shumë vetëbesim. Jeni me qëllime të qarta dhe nëse përqendroheni plani juaj do të përmbushet./tvklan.al