Dashi

Kjo e dielë sjell pak konfuzion në jetën tuaj private por do të rikuperoheni nga dita e nesërme. Në punë do arrini të filloni bashkëpunime të reja.

Demi

Emocionet e bukura vijnë për zemrat e vetmuara dhe gjithashtu mundësia për t’u rikthyer në “lojë”. Në punë, lajme të mira po vijnë, sidomos me fillimin e muajit të ri. 

Binjakët

Në dashuri jeni pak të pasigurt sepse thjesht nuk mund të kuptoni se çfarë mendon partneri juaj. Në punë, është koha të jeni të kënaqur dhe të mos prisni më shumë se nga çmundeni nga vetja.

Gaforrja

Mos u nervozoni shumë sot, dashuria do të japë akoma emocione të bukura, thjesht mbajini këmbët në tokë. Ka një lajm të mirë në punë.

Luani

Në dashuri “hakmarrja” juaj vjen pas një momenti jo tamam të qetë për ndjenjat. Në punë është më mirë të mos bëni zgjedhje të nxituara.

Virgjëresha

Në dashuri po ndiheni pak të lodhur, është më mirë të shkëputeni nga partneri dhe të mbushni energjitë tuaja. Në punë, kushtojini vëmendje kolegëve që mund t’ju mashtrojnë.

Peshorja

Në dashuri kushtojini vëmendje diskutimeve me partnerin dhe në punë mos u mbingarkoni nga shumë angazhime.

Akrepi

Në dashuri mund të ketë disa zënka me partnerin. Në punë, kujdes nga fatkeqësitë e papritura që mund të ju dalin gjatë rrugëtimit tuaj.

Shigjetari

Në dashuri mund të habiteni nga ajo që dukej si thjesht një miqësi. Në punë, idetë që keni janë shumë interesante, ndajini ato me shefat.

Bricjapi

Nëse një dashuri ka lindur kohët e fundit mund të bëhet diçka e rëndësishme. Në punë, prisni një ofertë të këndshme që do të ju vijë më shpejt nga se e mendoni.

Ujori

Në dashuri ndjeni shumë emocione të përziera dhe në punë ka një atmosferë ndryshimi dhe mezi prisnit të ndryshoni rutinën tuaj.

Peshqit

Në dashuri mund të ketë pak ankth dhe nervozizëm por mos u mbytni nga gjërat. Në punë keni një shans të madh për të bërë më shumë dhe gjithashtu për të fituar më shumë para./tvklan.al