Dashi- Planetët nuk do ndikojnë shumë sot në jetën tuaj në çift. Ata që kanë pasur mosmarrëveshje do të ndihen më të qetë. Për t’i stabilizuar financat do t’ju duhet të merrni para hua.

Demi- Do të jetë një ditë pozitive për të dashuruarit. Do të kaloni mirë me njeriun e zemrës. Në planin financiar çdo gjë ka për të ecur më së miri nëse i menaxhoni me kujdes te ardhurat.

Binjakët- Nuk do të jetë një ditë e mirë për ata që janë në një lidhje. Nuk do të jeni aspak në humor dhe kokëfortësia e partnerit do ju acarojë tej mase. Sa i përket financave, situata do të jetë e qetë.

Gaforrja- Do të jeni më shumë xhelozë seç duhet gjatë ditës së sotme dhe kjo do të shkaktojë bezdi tek partineri/ja. Për financat do jetë një ditë mjaft pozitive.

Luani– Venusi do të ndikojë negativisht sot në jetën tuaj në çift. Disa prej jush do të kenë debate të forta. Perspektivat financiare janë të mira. Do të shpenzoni për ato që ju duhen dhe gjendja do të mbetet e stabilizuar.

Virgjëresha- Duket se sot do të jetë një ditë e vështirë për ju, pasi pasi do të keni yjet kundër. Planeti në mbështetjen tuaj, Mërkuri, nuk mund t’i përballojë dot i vetëm.

Peshorja- Duhet të shpejtoni për të realizuar një objektiv apo thjesht për të mbaruar një punë që e keni lënë përgjysmë, pasi situata yjore po bëhet gjithnjë e më e pafavorshme.

Akrepi- Një situata e paqartë yjore mund të bëjë që të jeni edhe ju konfuzë, por kjo mund të jetë vetëm për orët e para të ditës së sotme, pasi më vonë është Afërdita ajo që ju “zgjon”.

Shigjetari- Do të jeni me fat ju që jeni në një lidhje, emocionet që do të përjetoni do të jenë më të mëdha se më parë. Perspektivat financiare duken pozitive dhe do të keni një situatë të stabilizuar.

Bricjapi- Afërdita tashmë ka hyrë në shenjën tuaj dhe jo vetëm që shumë tensione të ditëve të kaluara janë larguar, por edhe ju ka sjellë energji të reja për të përballuar ritmet stresuese të punës.

Ujori– Gjëja më e rëndësishme për ju është jeta në çift dhe për këtë do të jeni gati të bëni sakrifica nga më të ndryshmet. Në planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shumë rreziqe sepse gjendja nuk do të jetë e stabilizuar.

Peshqit- Ndryshimi i orbitës së Venerës, që sapo ka filluar do të jetë mjaft pozitiv për ju, pasi do të sjellë një ndryshim të ndjeshëm në raportet e tensionuara me partnerin.  /tvklan.al