Dashi-Mos kërkoni perfeksionin. Nëse e vini veten përballë sfidave të pamundura, e vetmja gjë që do të arrini është që do të ndiheni keq me veten kur të dështoni. Padyshim që duhet të kërkoni gjithnjë më të mirën për veten, por duke qenë me këmbë në tokë.

Demi-Mbajini për vete ato që dini sot, sidomos nëse bëhet fjalë për informacione që mund të venë në rrezik statusin në punë apo dhe shtëpi. Do t’ju jepet mundësia që të ndryshoni shumë gjëra këtë muaj, bëni durim.

Binjakët-Nuk ka nevojë të mundoheni më shumë seç duhet për të bërë përshtypje tek në tjerët përgjatë 24 orëve të fundi, edhe ata që janë në pozicione të rëndësishme i njohin aftësitë që keni. Nuk ka nevojë të bëni gjëra të jashtëzakonshme, mjafton të jeni vetvetja.

Gaforrja-Mund të jeni njeri ambicioz, por nuk mjafton ambicia për të qenë të suksesshëm. Duhet gjithashtu të kultivoni shoqëri, të cilat mund të hapin dyer që deri tani kanë qenë të mbyllura. Ka ardhur koha që të dilni nga guaska, tregohuni socialë.

Luani-Bëni diçka ndryshe, diçka jo të zakonshme. Këtë periudhë të vitit do të jeni të mbushur me vetëbesim, ndaj bëni mirë të provoni gjëra të cilat të tjerët besojnë se janë të pamundura për t’u arritur. Jeni Luan, mund të bëni gjithçka.

Virgjëresha-Duhet që të hiqni dorë nga zakoni për të bërë gjithçka vetëm. Përgjatë ditëve dhe javëve që do të vijnë do t’ju kushtojë që të jeni më pak të varur nga të tjerët. Kujtoni se nuk është e nevojshme t’i keni qejf njerëzit për të punuar me ta.

Peshorja-Mund të gjendeni nën presion momentalisht, por ky nuk është justifikim për t’u nevrikosur me njerëz që ju duan. Nëse keni bërë fjalë me dikë që keni pranë ditët e fundit, përpiquni t’i kërkoni ndjesë, jeni në të njëjtën faqe.

Akrepi-Mund të keni punë e detyrime të ndryshme për të përmbushur, por kjo nuk do të thotë që duhet të jeni në shërbimin e të tjerëve çdo moment të ditës. Jepini vetes pak kohë dhe kujdesuni më shumë për shëndetin.

Shigjetari-Do të jeni të mbushur me energji dhe entuziazëm, që do t’ju japë mundësinë për të bërë disa gjëra që kishit lënë pasdore, si për veten ashtu edhe për të tjerët. Nëse mundeni ndihmojini ata që kanë nevojë për ju.

Bricjapi-Merrni pak kohë për të pushuar dhe për të larguar stresin që po ju bën të lodheni më shumë se zakonisht. Keni mundësi të shumta për të qenë të lumtur e të suksesshëm, mjafton të besoni që mund t’ia dilni.

Ujori-Mund të mos jeni në humorin më të mirë për punë sot, por nuk ka nevojë për t’u shqetësuar. Bëni pak pushim dhe do të shihni se nesër do të jeni të rifreskuar. Nëse mundeni bëni më shumë se dy ditë pushim, do të shihni se çdo problem e ka një zgjidhje.

Peshqit-Ndonëse çështje që lidhen me paratë mund të zenë një pjesë të madhe të shqetësimit që ju ka pushtuar momentalisht, bëni mirë që të tregoni më shumë vëmendje për mendimet që po ziejnë nga brenda. Bëni diçka që ju relakson sot, diçka që t’ju largojë nga shqetësimet financiare./tvklan.al