Horoskopi 27 Tetor 2019

Posta

Horoskopi 27 Tetor 2019

09:04 27/10/2019

Dashi – Injoroni të gjithë ata që thonë se ju po ëndërroni me sy hapur pasi janë totalisht gabim. Keni çdo të drejtë ta lini të lirë imagjinatën, pasi keni çdo mundësi të gjeni zgjidhjet e duhura për problemet në punë.

Demi – Disa prej çështjeve më të cilat jeni përballur në javët e fundit ju kanë kushtuar edhe fizikisht, por tani ju mund të relaksoheni pak dhe t’ua lini udhëheqjen të tjerëve.

Binjakët – Arsyeja e vetme për të cilën keni dështuar të zgjidhni një problem është se i jeni qasur nga këndi i gabuar. Përpiquni që gjithçka ta shikoni nga një kënd më i gjerë.

Gaforrja –Nuk ka asnjë arsye pse të frikësoheni për të ardhmen dhe kushdo që ju thotë të kundërtën është budalla. Ushqeni një pikëpamje pozitive dhe gjithmonë bëni gjëra pozitive.

Luani – Mund të dëshironi ta falni dhe ta harroni dikë që ju ka zhgënjyer, por nëse e bëni si do të siguroheni që nuk do ta bëjnë sërish? Ndoshta duhet të jeni më i ashpër me ta sot në mënyrë që gjërat të vihen në vijë.

Virgjëresha – Pa marrë parasysh se çfarë mund të keni planifikuar, ditët e ardhshme këshilloheni ta merrni jetën më shtruar. Edhe nëse kjo nënkupton anulimin e disa aktiviteteve sociale, bëjeni pa keqardhje.

Peshorja – Situata juaj financiare është më shqetësuesja për momentin dhe ju duhet të siguroheni që nuk po shpenzoni para në gjëra që nuk ju duhen dhe për njerëz që varen nga ju financiarisht. Ju nuk mund t’u blini atyre gjithçka.

Akrepi – Lidhja e sotme e Venusit me Plutonin do të sjellë më shumë emocion dhe pasion në jetën tuaj dhe me shumë gjasa do të bëheni më emocional për dikë nga i/e cila jeni tërhequr. A duhet tua shprehni ndjenjat? Po, duhet dhe menjëherë.

Shigjetari – Ju mendoni se i dini të gjitha në lidhje me një person, por ngjarjet e dy ditëve të ardhshme do jua bëjnë të qartë se ka edhe anë të panjohura. Kjo e bën atë një person si ju, e po aq interesant.

Bricjapi – Do të lini mënjanë punën tuaj dhe do të vraponi të ndihmoni një shok që ka nevojë për ju, por mos jepni shumë nga vetja sa të braktisni edhe planet e tjera. Kërkoni ndihmë edhe nga të tjerë.

Ujori – Ditët e ardhshme do të jenë shumë zbavitëse për ju, por po ashtu do të sjellin edhe sfida të reja. Tregohuni i zgjuar ta planifikoni mirë kohën.

Peshqit – Lidhja e sotme e Vensuit me Plutonin do ju frymëzojë të kaloni kohë me njerëz që ndajnë të njëjtën pikëpamje për jetën. A mund ta ndryshoni botën bashkë? Po mundeni, por më parë duhet të ndryshoni veten./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi